Ministeriali i Taorminës në Itali/ Hasani: “Zgjerimi i BE-së, zgjedhje strategjike për paqen”!
Ky vit shënon përvjetorin e 70-të të Konferencës historike të Mesinës dhe Taorminës, një prej ngjarjeve më të rëndësishme të rrugëtimit europian, ku u hodhën hapa thelbësorë drejt integrimit të mëtejshëm të kontinentit, që kulmuan me krijimin e BE-së.
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mori pjesë në ministerialin e organizuar në kuadër të këtij përvjetori, ku bashkë me homologë nga vende anëtare dhe kandidate për BE diskutoi rreth trajektores së BE-së, si dhe sfidave dhe perspektivave në një kontekst të ri gjeopolitik.
Në fjalën e tij, Ministri Igli Hasani nënvizoi se kjo datë nuk duhet vetëm rikujtuar, por duhet rigjallëruar me ambicien e saj.
“Uroj që kjo përvjetor i 70-të të jetë më shumë sesa një përkujtim. Duhet të jetë një thirrje për guxim. Duhet të na kujtojë se BE nuk ka përfunduar është ende duke u formuar. Dhe se zgjerimi nuk është një barrë është një premtim. Një premtim për paqe, për dinjitet, për një kontinent që refuzon të ndahet midis qendrave dhe periferive, midis anëtarëve të kaluar dhe atyre të ardhshëm. Se zgjerimi nuk është një proces administrativ, por një zgjedhje strategjike për paqen. Dhe se Europa nuk mund të jetë e plotë pa Ballkanin Perëndimor,” – u shpreh ai.
Duke u ndalur tek rrugëtimi i Shqipërisë drejt familjes evropiane, Ministri Hasani vlerësoi se:
“Për ne, rruga drejt Europës nuk është një çështje komoditeti. Është një thirrje kombëtare, e rrënjosur në besimin se vendi ynë nga historia, gjeografia dhe vlerat është brenda familjes europiane. Kemi bërë hapa të rëndësishëm përpara, duke hapur 4 grup-kapituj për negociata, ndërsa presim brenda vitit të hapim edhe dy të tjerat. Objektivi është i qartë: mbyllja e negociatave brenda 2027 dhe anëtarësimi në BE deri në fund të dekadës.”
Ai deklaroi se rrugëtimi i Shqipërisë është i lidhur me atë të rajonit tonë, teksa vendi ynë vazhdon të luajë një rol konstruktiv duke promovuar dialogun, duke mbështetur iniciativa rajonale dhe qëndruar fuqishëm pas vlerave europiane. “Angazhimi i Shqipërisë ndaj BE-së është i palëkundur. Por edhe angazhimi i BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor duhet të jetë gjithashtu i besueshëm,” – shtoi Hasani.
Konferenca e Mesinës dhe Taorminës në vitin 1955 u bë gur themeli për krijimin e Traktateve të Romës dhe më pas të vetë Bashkimit Europian. Në këtë 70-vjetor, kjo konferencë përfaqëson një moment kyç për të vlerësuar të kaluarën dhe për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët europiane.

600 euro në muaj për të porsalindurit deri në moshën 5 vjeç - Strategjia e Sardenjës për të luftuar shpopullimin
Familjet që jetojnë në komuna të vogla në Sardenjë do të marrin një kontribut mujor në vitin 2025 për çdo të porsalindur, të adoptuar ose të strehuar. Këtë e......

Bartja e numrit të telefonit, si pritet të bëhet në vijim? - AKEP: Rimbursim për kreditet e papërdorura dhe vonesat në portimin e operatorit
Afate më të shkurtra për ndërrimin e operatorit të numrit apo rimbursim të krediteve të papërdorura, janë disa nga risitë që synohet t'i shtohen zbatimit të......

“Made in Albania” “pushtojnë” tregun e Kosovës/ Lidhja ekonomike mes dy vendeve u thellua ndjeshëm në pesë muajt e parë
Tregtia mes Shqipërisë dhe Kosovës ka njohur një zgjerim të ndjeshëm gjatë vitit 2025, duke shënuar shifra në rritje në periudhën Janar-Maj. Vetëm në pesë......

Balluku në samitin e Athinës: Takime dypalëshe për forcimin e bashkëpunimit energjetik rajonal!
Zëvendëskryeministrja dhe njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, mori pjesë në Samitin për Tranzicionin Energjetik, i zhvilluar......

Bizneset në treg të lirë energjetik - Ofertat e çmimeve, në platformën e ERE-s janë bërë pjesë vetëm 6 furnizues
Të gjithë furnizuesit e energjisë elektrike kanë detyrimin të publikojnë ofertat e tyre në Platformën e Krahasimit të Çmimeve, të ngritur nga Enti......

Garancia Sovrane: 3 miliardë lekë për sektorin e bujqësisë. Mbulim deri në 70% të principalit të kredisë!
Ministri i Financave Petrit Malaj dhe Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj zhvilluan një takim të përbashkët me drejtuesit e bankave të......

Konsumi i karburantit arrin shifër rekord - 279 mijë ton vetëm në 5 muaj. Rritet kërkesa e brendshme
Nafta dhe benzina po kthehen ndër produktet që po njohin konsum të lartë nga ana e qytetarëve shqiptarë por edhe nga turistët. Karburantet kanë shënuar......

Gjiri i Vlorës me impiant trajtimi për ujërat e zeza - Në funksion brenda vitit, Verçani: Është projektuar për 53 mijë banorë
Ujërat e zeza në zonën e Orikumit nuk do të derdhen më në det, pasi një nga projektet që synon mbrojtjen e gjirit të Vlorës po shkon drejt......