Minimum jetik në 200 euro/muaj? - Qeveria rrëzon nismën. Spahiu: Nuk kemi buxhet
Propozimi i opozitës për vendosjen e minimumit jetik në Shqipëri në masën 200 euro në muaj, në mënyrë që të shmanget varfëria ekstreme në vend, ka ngjallur debate në komisionin për Punën dhe Çështjet Sociale. Këshilli i Ministrave në përgjigjen dërguar komisionit ka rrëzuar këtë iniciativë me argumentin se nuk ka një studim të mirëfilltë për të ndërmarrë këtë hap.
Albana Vokshi, Deputete e PD:
“Propozimi është bërë nga një grup prej 14 deputetësh. Keni shkelur rregulloren 520 dite dhe e keni mbajtur ne sirtar këtë propozim te opozitës. Kjo është shkelje e kushtetutës dhe ende sot nuk është futur në procedure”.
Klodiana Spahiu, Deputete e PS:
“Ka një llogaritje që tregon se është një buxhet dyfish më i lartë se ai i 2024 për të zgjidhur çështjen e minimumit jetik, ndaj ne e kemi zgjidhur në çështje tjetër. Ka një mbivendosje sepse kemi miratuar një sërë ligjesh për mbrojtjen sociale. Dhe përcaktimi i një minimumi jetik do të kërkonte një ndryshim rrënjësor të një pjese të madhe të akteve ligjore. Për të mbuluar shtresat në nevojë që prej 11 vitesh kemi menduar që të rrisim pagën minimale, pagesën e papunësisë, një pension social për ato që nuk kanë “.
Sipas opozitës, mungesa e një studimi është justifikim, pasi metodologjinë e ka bërë Avokati i Popullit pak vite më parë, ku rezultati është indeksuar për të dalë në një shifër finale.
Sondazh

Rinovohet platforma e-albania - Në fillim të vitit 2025, asistent virtual 3.0 për shërbimet ndaj qytetarëve e bizneseve
“Formësimi i së Ardhmes së GovTech”, ishte tematika e konferencës rajonale, ku fokus diskutimi ishte nxitja e debatit dhe diskutimeve për sfidat e së ardhmes......

Festat e fundvitit rrisin çmimet/ Inflacioni në Nëntor vlerësohet në 2%, nga 1.9% një muaj më parë
Duket se ndikimi i festave të fundvitit ka filluar të duket të një sërë treguesish ekonomikë, ku mes tyre edhe inflacioni. Në muajin Nëntor të këtij viti......

Kreditë me probleme rriten lehtë në tetor/ “Huamarrësit problematikë” vazhdojnë të mos shlyejnë pagesat
Niveli i kredive me probleme ka shënuar një rritje të lehtë gjatë muajit Tetor 2024, duke arritur në 4.60% nga 4.58% që ishte në Shtator. Megjithatë, situata......

Serbia prezanton Buxhetin e Gjelbër - 1 mld euro për projekte mjedisore, mbi 50% e fondeve për hekurudhat
Buxheti i Serbisë për vitin 2025 përfshin aneksin e parë të Buxhetit të Gjelbër, duke renditur 64 projekte që do të zbatohen nga ministritë e mbrojtjes së......

Cilat janë destinacionet më relaksuese në botë? - Australia mban vendin e parë, Islanda kryeson renditjen evropiane
Ndërsa disa nga destinacionet dikur paqësore të Evropës, duke përfshirë Francën, Spanjën, Italinë dhe Turqinë, luftojnë me turizmin e mbipopulluar, vizitorët......

10 Dhjetori, afati i fundit për të dhënat bankare - Profesionistët e lirë, rimbursimi i 5 milionë eurove brenda Dhjetorit
Sot është afati i fundit për të gjithë tatimpaguesit që ofrojnë shërbime profesionale që të përditësojnë të dhënat e llogarive të tyre bankare, në e-Filing,......

“Gjermani, pagat reale do të rriten me 3,2%” - Rritja do të kompensojë gjysmën e humbjeve të fuqisë blerëse
Sipas një studimi, pagat reale në Gjermani, të ndikuara nga inflacioni, do të përparojnë me ritmin më të shpejtë në më shumë se një dekadë këtë vit. Pagat e......

Mbështetje për strehimin social - Subvencione qirash dhe grante për familjet në nevojë
Programi i strehimit do të jetë në mbështetje për individë e familje që nuk përballojnë dot kostot e strehimit në treg, duke siguruar financime për......