Çmimi i lartë i naftës, qytetarët rrisin konsumin! - Në Mars 2026, u importuan 53.5 mijë tonë karburante

Pavarësisht rritjes së çmimit të karburanteve në muajin Mars 2026, importi dhe konsumi sërish rezultojnë me rritje krahasuar me një vit më parë.
Referuar të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, sasia e karburanteve të importuara dhe zhdoganuara në muajin mars rezulton më e lartë krahasuar me muajt e mëparshëm të këtij viti.
Rritje vihet re në raport me muajin janar dhe shkurt 2026, kur çmimet për këtë produkt kanë qenë normale, duke sinjalizuar një zgjerim të furnizimit në treg pavarësisht presioneve të jashtme.
Konkretisht, të dhënat tregojnë se në Mars 2026, muaj i cili solli rritje të ndjeshme të çmimit të naftës në treg, e cila arrin në afro 224 lekë/litër, janë zhdoganuar 53.577 ton karburante, me një rritje prej 2294 ton në krahasim me muajin shkurt, ndërsa në raport me janarin 2026, rritja është 2769 ton.
Krahasuar me Mars 2025, rritja rezulton afro 1454 ton. Ajo që vihet re nga shifrat është se edhe në raport me muajin Mars të 5 viteve të fundit, pra duke nisur nga viti 2022, rezulton se në Mars 2026 janë zhdoganuar më shumë në sasi.
Rritja e importit mund të jetë e lidhur me disa faktorë kryesorë. Arsyeja e parë mund të jetë një shtim i furnizimit nga kompanitë importuese për ti paraprirë paqëndrueshmërisë në tregjet ndërkombëtare, të ndikuara nga tensionet gjeopolitike në Lindjen e Mesme. Së dyti, rritja e kërkesës në tregun vendas, lidhet edhe me rritjen sezonale të aktivitetit ekonomik, çka mund të ketë shtyrë operatorët të rrisin volumin e furnizimit. Dhe e treta, është se pavarësisht çmimit, qytetarët nuk kanë reduktuar lëvizjet.
Nëse do të analizojmë si 3-mujor, ku u importuan në total 155.6 mijë ton, rezulton të ketë rënie në raport me periudhën janar-mars 2025, por ndikim në këtë rast kanë dy muajt e parë të vitit janar-shkurt.
Sa i takon mallrave të tjerë të akcizës, për muajin Mars, janë importuar 238 ton cigare, me rënie prej 48 ton në raport me Mars 2025, 729 ton kafe, që gjithashtu rezulton me rënie prej 171 ton krahasuar me Mars 2025. Importi i birrës po ashtu është reduktuar, ku u zhdoganuan 3353 ton nga 4495 ton në Mars të vitit të kaluar. Edhe si 3-mujor, përveç cigareve, mallrat e tjerë paraqiten me rënie.
Largimi nga lëndët djegëse fosile - Takimi i 60 shteteve, ndërsa lufta në Iran rrit çmimet
Rreth 60 shtete, përfshirë Brazilin, Gjermaninë, Kanadanë dhe Nigerinë, do të mbajnë takimin e parë këtë javë për të diskutuar heqjen graduale të lëndëve......
Kursi i këmbimit/ Forcohet Dollari dhe Paundi. Franga humbet pikë!
Dollari amerikan ka regjistruar rritje të lehtë të vlerës mëngjesin e sotëm në raport me një ditë më parë duke e nisur ditën pozitivisht teksa është blerë me......
Përzierja energjetike e BE-së/ Kriza shtyn ekuilibrin mbi energjinë bërthamore dhe të rinovueshme
Ndërprerja rekord e furnizimit global me energji e shkaktuar nga mbyllja e Ngushticës së Hormuzit është shkaku kryesor i krizës. Agjencia Ndërkombëtare e......
Kontrolle dhe masa për sigurinë në kantiere - IKMT: Gjoba dhe pezullim punimesh për 65 subjekte
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit bën të ditur se 65 subjekte janë ndëshkuar deri më tani me gjobë dhe vendime për pezullim punimesh në kuadër......
A mund të anashkalohet Hormuzi? - Vendet e Gjirit po mendojnë projekte madhore për këtë qëllim
Udhëheqësit e vendeve të Gjirit Persik po ecin përpara me planet që do të lejojnë që më shumë nga nafta e tyre e papërpunuar të anashkalojë tërësisht......
Çmimet e naftës rriten me 2% - Bisedimet e paqes, të bllokuara. Ngushtica e Hormuzit, ende e mbyllur
Çmimet e naftës u rritën me gati 2% të martën, duke zgjeruar fitimet nga seanca e mëparshme, ndërsa përpjekjet për t'i dhënë fund luftës SHBA-Iran duket se......
Bizneset rrisin furnizimet për stinën e verës/ Shtohen importet për sezonin, anijet në nivelin më të lartë që nga 2005
Shqipëria duket se po hyn më e përgatitur në sezonin veror 2026, me rritje të ndjeshme të importeve në disa kategori të lidhura drejtpërdrejt me turizmin,......
Punimet në rrugën “Kthesa e Bërdicës - Ura e Bahçallëkut”, Karakaçi: Deri më 7 Maj përfundon asfaltimi
Punimet në segmentin rrugor “Kthesa e Bërdicës - Ura e Bahçallëkut”, Shkodër, një aks shumë i rëndësishëm si për kryeqendrën e veriut por edhe për......


