“Çmimi i dritave do ulet” - Balluku: Vendimi do prekë gjithë shqiptarët
Çmimi i energjisë elektrike gjatë vitit 2025 do të ulet për të gjithë shqiptarët”. Në urimin për Vitin e Ri, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku konfirmoi se do të ketë një rishikim të tarifave, bazuar në performancën e kompanive publike të energjisë, sikurse u paralajmërua pak kohë më parë.
“Energjia ka bërë hapa të qenësishëm gjatë vitit 2024, për herë të parë ndërmarrjet tona kanë arritur që të kenë bilance pozitive, të mirëmenaxhuara.
Të mirëmenaxhuara në aspektin teknik, duke ofruar kushte më të mira të shpërndarjes energjetike apo të transmetimit, por nga ana tjetër, ka dhe një arritje shumë të rëndësishme gjatë vitit 2024, stabilizim i financave të këtyre ekonomive, duke na dhënë mundësi që gjatë vitit 2025 të ulim çmimin e energjisë elektrike për të gjithë shqiptarët”, - tha Balluku.
Balluku u ndal dhe te ulja e humbjeve të energjisë në rrjetin elektrik, që gjithashtu do të ndikojë në uljen e çmimit të energjisë.
“Gjithashtu, kemi ulur humbjet teknike në nivelin 17.93, duke krijuar të ardhura plus për kompanitë dhe duke mundësuar kështu uljen e këtij çmimi të energjisë. Gjithashtu, kemi arritur që gjatë sezonit veror të përballojmë flukse dhe kërkesë për energji elektrike të paparashikuar dhe të paparë ndonjëherë.
Megjithatë, sistemi ka punuar më së miri falë punës së jashtëzakonshme që kanë bërë të gjithë punonjësit e OSHEE-së, apo edhe ato të OST-së”, - tha ministrja.
Vendimi final për uljen e çmimit të energjisë elektrike merret nga Enti Rregullator i Energjisë, pas aplikimit që duhet të depozitojë Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.
Sondazh

Ndryshon mosha e daljes në pension - Për gratë, 61 vjeç e 10 muaj. Rritet vjetërsia në punë për burrat
Teksa qeveria ka deklaruar se do të ndërmarrë një reformë pensionesh, me nisjen e vitit 2025 ndryshon mosha e daljes në pension për gratë si dhe vitet e......

Numri i të punësuarve arrin rekord historik - Gjemania regjistron shifrat më të larta që pas bashkimit
Në vitin 2024, Gjermania arriti një nivel rekord prej 46.1 milionë të punësuarish, duke u rritur me 72,000 krahasuar me një vit më parë. Kjo rritje u ndihmua......

Si performoi ekonomia në vitin 2024? Shqipëria në shifra. Udhëtimi ekonomik mes rritjes dhe sfidave
Në përgjithësi, viti 2024 ka qenë një vit pozitiv për ekonominë shqiptare, me rritje të qëndrueshme ekonomike dhe përmirësime në disa sektorë kyç.......

“Rikthimi” i hekurudhës" 6 projektet që po ringjallin transportin me tren
Me 3 projekte në zbatim, sektori hekurudhor ishte në qendër përgjatë vitit 2024, ndërsa viti 2025 pritet të shënojë avancimin e tyre, si dhe nisjen e......

Zëvëndëskryeministrja Balluku uron dhe jep lajmin: Në 2025, ulim çmimin e energjisë elektrike për të gjithë shqiptarët
Në ditën e parë të vitit, Zv.Kryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka uruar shqiptarët për një vit të mbarë, me......

Ngjarjet kryesore sportive në 2024 -Nga pjesëmarrja e Shqipërisë në “Euro 2024”, deri te Lojërat Olimpike të Parisit
Viti 2024 ka qenë shumë i pasur me ngjarje dhe evente sportive, duke nisur nga Europiani i zhvilluar në Gjermani, e deri te formati më i ri i Kupës së Botës......

2024, viti i energjisë diellore/ Nga rritja e fotovoltaikëve, te liberalizimi i tregut
Viti 2024 shënoi zhvillime të rëndësishme për sektorin elektroenergjetik. Nisja e investimeve pas krizës energjetike, rritja e kapaciteteve prodhuese të......

Turizmi, Shqipëria destinacioni "kampion"/ Viti 2024 prek rekord të padiskutueshëm, e tregojnë shifrat
Turizmi padyshim që ka qenë kryefjala në dy viteve të fundit, pasi muaj pas muaji ka regjistruar rekorde të reja duke thyer çdo parashikim. Shifrat zyrtare......