“Çmimet të pasqyrojnë cilësinë e shërbimit”, Rama bashkëbisedim me operatorët turistikë në Vlorë

Çmimet në bregdet duhet tëpaqsyrojnë cilësinë e shëimit, është kjo këshilla që kryeministri Rama iu dha operatoëve turistikë të Vlorësn ë një takim të mbajtur pasditen e kësaj së ëhen,
“Çmimet nuk i vendos qeveria dhe nuk ka asnjë instrument për t’i kontrolluar ose imponuar ato, çmimet i vendos tregu. Por, në këtë industri, çmimet duhet të përcaktohen sipas një vizioni strategjik për fatin e investimeve tuaja. Nuk mund të veprosh si i ‘dehur’ nga turizmi. Nuk mund të ofrosh shërbime të dobëta dhe të vendosësh çmime të larta. Një strategji afatmesme dhe afatgjatë është kyçe për të siguruar fitime të qëndrueshme dhe jo vetëm për momentin”, tha Rama.
Më tej, kryeministri u ndal edhe tek një tjetër problematikë e qytetit. Ai u bëri thirrje investitorëve të mos bëjnë vetëm pallate, por të mendojnë edhe për parkim.
“Na duhen më shumë parkime në të gjithë territorin e vendit. Dy parkime të mëdha nisin së shpejti në Vlorë, një pranë universitetit në Skelë dhe një te sheshi i madh i Lungomares, që do të akomodojnë rreth 600 makina së bashku. Është një investim shumë i dobishëm dhe fitimprurës. Mos shihni vetëm hapësira për pallate, por edhe në këtë drejtim, pasi do t’ju kthehet në një risi të madhe për qytetin. Parkimet mund të jenë nëntokë ose mbi tokë, me arkitekturë të bukur dhe tërheqëse. Ka hapësira të shumta në Vlorë që mund të shfrytëzohen dhe të sjellin të ardhura, duke i shërbyer qytetit”, tha Rama.
Po ashtu kryeministri foli edhe pwr një nga projektet më të diskutuara dhe kontestuara, siç është investimi i Jared Kushner në Ishullin e Sazanit. Rama tha se shteti shqiptar është ende në negociata dhe se projekti ka ndryshuar nga ai fillestari ku tashmë janë planifikuar më pak ndërtime. “Sazani është i Shqipërisë dhe do të mbetet i Shqipërisë. Ne akoma dhe sot nuk i kemi mbyllur negociatat për Sazanin. Shqipëria do të jetë pjesë e kompanisë që do të investojë dhe administrojë ishullin. Dhe në këtë pikë shqiptarët janë të përfaqësuar nga shteti. Nuk bëhet fjalë për të mbyllur ishullin. S’do jetë resort i mbyllur, s’do bëhet rezervat i privilegjuar. Projekti i Sazanit ka ndryshuar ë proces. Ato do të ketë shumë pak ndërtime dhe do të ketë një profil kulturor, rtistik të rëndësishëm. Do të jetë një nga projektet më të bukura të zhvilluara në Mesdhe. Kjo do sjelli vetëm të mira për Vlorën”, tha Rama.
Kryeministri gjithashtu dha lajmin se në Pashaliman do të ndërtohen anije ushtarake dhe më tej do eksportohen në Itali.
DPD: Bllokim 3 ditor për mjetet e tonazhit të rëndë drejt Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnje Hercegovinēs
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave informoi sot se në tre ditët e ardhshme do të ketë bllokim të përkohshëm të lëvizjes së mjeteve të tonazhit të rëndë në......
Rama: Rritje turistësh për muajin mars nga SHBA e vendet e BE-së
Kryeministri Edi Rama, zhvilloi sot në Vlorë një bashkëbisedim me operatorët turistik mbi sezonin turistik, rritjen e cilësisë së shërbimeve, mbështetjen për......
Rama: Në Vlorë ku Punët e Shqipërisë flasin vetë dhe sezoni turistik pritet me optimizëm
Kryeministri Edi Rama, ishte sot në qytetin e Vlorës, nga ku pa nga afër përgatitjet për sezonin turistik dhe punën e bërë në terren nga autoritetet......
Rama inspekton “Lungomare 4”: Shëtitorja e re rrit turizmin dhe investimet, kërkohet zgjidhje për parkimet
Kryeministri Edi Rama inspektoi sot punimet në kantierin e “Lungomare 4” në qytetin e Vlorës. Gjatë vizitës, kreu i qeverisë u shpreh se shëtitorja e re......
“Përmes rrënjëve lartësohemi” - Shqiptarët e diasporës mblidhen në Tiranë
“’Lartësohemi përmes rrënjëve’, është kjo motoja e Samitit të IV të Diasporës që hap dyert këtë të hënë në kreqytet dhe deri ditën e mërkurë, dhjetra panele......
Berati mbetet alternativa më e lirë për prona/ Çmimet në kryeqytet janë më shumë se trefish krahasuar me qytetet e tjera
Sipas një studimi të publikuar nga Investropa, zona e Bllokut në Tiranë renditet si më e shtrenjta në vend, me çmime që arrijnë deri në 2,800 euro për metër......
Gati gjysma e shqiptarëve jetojnë në diasporë/ Rreth 4 në 10 prej tyre janë në kulmin e jetës profesionale
Diaspora shqiptare nuk përfaqëson thjesht një bashkësi qytetarësh që jetojnë jashtë vendit, por një faktor me ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimet......
Aksioni anti-informalitet tek pronat - Pipiria: Të shtrihet në gjithë spektrin e transaksioneve të pasurive të paluajtshme
Administrata tatimore po vijon aksionin e kontrolleve në agjencitë immobiliare për formalizimin e tregut dhe mbrojtjen e konsumatorëve nga çmimet......


