Çmimet e reja të referencës, sa përfitojnë bashkitë? - Të ardhurat në Tiranë u rritën me 49% në krahasim me 2023-shin
Një nga taksat më të rëndësishme në të ardhurat e pushtetit vendor është ajo mbi pasuritë e paluajtshme, ku për shkak të çmimeve të pandryshuara të referencës në 60 bashki në vend, përveç Tiranës, ka bërë që njësitë të mbledhin nën potencial.
Referuar raportit të detajuar të Financave Vendore për 9 mujorin 2024, 61 bashkitë kanë mbledhur të ardhura të veta në vlerën rreth 33.6 miliardë lekë, ose 49 % më tepër krahasuar me të njëjtën periudhe 2023 (22.6 miliardë lekë).
Bashkia Tiranë ka mbledhur të ardhura të veta në vlerën e 19.6 miliard leke, ose 67% më tepër se 9 mujori 2023 (11.7 miliardë lekë). Sipas raportit, për Bashkinë Tiranë, rritja nga taksat mbi pasurinë e paluajtshme rezulton me +49 % (vetëm taksa e ndërtesës + 60 %), tarifat e pastrimit/ menaxhim te mbetjeve me +41 % dhe taksa e ndikimit në Infrastrukture rreth +130 %.
Raporti citon se në Bashkinë Tiranë rritja e të ardhurave të veta së bashku me faktorët e miradministrimit dhe lejeve të reja të ndërtimit të miratuara, është ndikuar drejtpërdrejt edhe nga rritja e çmimeve mesatare referuese të sipërfaqeve të ndërtesave, e cila ndikon në vlerën e bazës për taksën e ndërtesës dhe vlerën e të ardhurave për taksën e ndikimit në infrastrukturë).
Ndërkohë, 60 bashkitë e tjera të marra së bashku, kanë mbledhur 14 miliardë lekë ose 29 % me tepër se 9 mujori 2023 (10.8 miliardë lekë).
Të dhënat tregojnë se me vendosjen e çmimeve të reja të referencës në të gjitha bashkitë, përveç Tiranës, të cilat sipas Ministrit të Financave Petrit Malaj, do të përcaktohen brenda periudhës Mars-Prill 2025, bashkitë do të kenë më mundësi të rrisin ndjeshëm të ardhurat e tyre nga taksa mbi ndërtesën apo ajo ndikimit në infrastrukturë, sidomos njësitë në zonat bregdetare ku vlera e pronave është rritur ndjeshëm.
Raporti citon se nga 61 bashki të vendit, për periudhën 9 mujore 2024, 53 bashki rezultojnë me rritje të të ardhurave te veta, duke reduktuar numrin e bashkive me rënie në 8 bashki, nga 22 bashki që ishin një vit më parë.
Sondazh

Shqipëri-SHBA, forcohet partneriteti në fushën e mbrojtjes - Ministri Vëngu: Prioritet, zhvillimi i kapaciteteve dhe modernizimi i ushtrisë
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu zhvilloi një takim në SHBA me nënsekretaren e Mbrojtjes për Politikat, Amanda Dory. Diskutimet u përqendruan në çështje......

Skema e pensioneve, cilat janë rekomandimet e FMN? - “Niveli i pensioneve të reflektojë kontributet, konsideroni skemat private”
Fondi Monetar Ndërkombëtar del në përfundimin se skema e pensioneve në Shqipëri përballet me risqe të shumta që vijnë nga emigracioni, rënia e nivelit të......

Australia propozon një kufi moshe për rrjetet sociale - Cilat vende të tjera po shqyrtojnë kufizime?
Qeveria e Australisë ka prezantuar një projekt-ligj të ri që do t'i ndalojë fëmijët 16 vjeç e poshtë të përdorin mediat sociale, si pjesë e përpjekjeve të......

“BSH përmbushi ambicien kryesore të integrimit” - Ambasadori Gonzato takohet me guvernatorin Sejko: Vlerëson Anëtarësimin në SEPA
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko zhvilloi një takim në Bankën e Shqipërisë me Ambasadorin e Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri......

Britania raporton shkallën më të lartë të rritjes së emigracionit të përhershëm midis vendeve të OECD!
Emigrimi i përhershëm drejt vendeve të OECD-së është në nivelin më të lartë historik, me 11 vende që shohin shifra rekord të mbërritjeve. Numri i......

Forumi i Biznesit: Investimet e huaja nga Emiratet e Bashkuara në Shqipëri, me rritje të konsiderueshme
Me një rritje të investimeve arabe në Shqipëri, dhe një trend pozitiv të shkëmbimeve tregtare me Emiratet e Bashkuara Arabe, vendi ynë po bëhet gjithnjë e më......

326 euro për një kafe? Ferma skoceze josh investitorët aksione dhe kafeinë!
Një fermë qumështi skoceze po ofron atë që e faturon si filxhanin e kafesë më të shtrenjtë në Mbretërinë e Bashkuar, 272 £ (326 €) për një kafe me krem, një......

Europa përfshihet nga i ftohti polar – Reshje dëbore dhe erëra të acarta parashikohen gjatë fundjavës!
Bora ka filluar të bjerë nëpër pjesë të Europës Qendrore, ndërsa një front i ajrit të ftohtë polar po përfshin gjithë kontinentin. Në Belgjikë, shiu i......