Shqipëria Postuar më 3 Prill 2026, 17:22

Çmimet e reja të karburanteve, Bordi i Transparencës: nafta 224 lekë për litër, benzina 181 lekë për litër

Nga SCAN TV

Çmimet e reja të karburanteve, Bordi i Transparencës: nafta 224

Nga ora 20.00 e ditës së sotme në fuqi hyjnë çmime të reja për shitjeën e karburanteve në tregun e pakicës dhe shumicës. Bordi i Transparencës i publikoi çmimet e reja pak orë pas publikimit të Aktit Normativ për uljen e akczës së karburanteve me 20 për qind.

Në njoftimin e nxjerrë nga bordi bëhet e ditur që:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 224 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 212 lekë/litër. Kjo në zbatim të Aktit Normativ të miratuar sot, niveli i akcizës u ul 20 % ose e bashkë me TVSH ulja me 9.5 lek/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 181 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 169 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 3 ora  20.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministirinë e Infrastrukturës dhe Energjisë  janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurencës së ndershme në treg.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat