Çmimet e pronave në Durrës pritet të rriten deri 10%/ Zonat bregdetare si Currila dhe Vollga do të udhëheqin rritjen

Sipas studimeve të Investropa çmimet e pronave në Durrës pritet të rriten nga 6% deri në 10% gjatë vitit 2026, duke shënuar një ritëm më të moderuar krahasuar me rritjen e fortë të vitit të kaluar. Parashikimet ndryshojnë sipas segmentit të tregut: për pronat më në brendësi të qytetit pritet një rritje më konservatore prej 4%–6%, ndërsa për apartamentet buzë detit projeksionet më optimiste arrijnë deri në 10%–12%.
Këto parashikime bazohen në disa faktorë kryesorë ekonomikë, si rritja e ekonomisë shqiptare rreth 3% në vit si dhe vazhdimi i performancës së fortë të turizmit. Analiza është ndërtuar duke kombinuar projeksionet makroekonomike të World Bank për Shqipërinë me pritshmëritë për inflacionin nga International Monetary Fund, të cilave u është shtuar një premium specifik për Durrësin bazuar në kërkesën turistike dhe indikatorët lokalë të tregut.
Sa i përket zonave me rritjen më të fortë të çmimeve gjatë vitit 2026, në krye të listës pritet të jenë lagjet si Currila, zonat më të mira të Plazhit dhe Vollga. Këto zona kombinojnë afërsinë me detin me një mungesë reale të apartamenteve cilësore në treg. Sipas projeksioneve, këto lagje mund të regjistrojnë rritje çmimesh nga 10% deri në 14%, duke tejkaluar mesataren e qytetit.
Rritja pritet të nxitet kryesisht nga mospërputhja midis kërkesës së lartë të blerësve për apartamente moderne dhe të mirëpozicionuara dhe ofertës së kufizuar të ndërtesave që përmbushin këto standarde në zonat bregdetare.
Ndërkohë, një zonë që mund të surprizojë me rritje më të lartë se pritshmëritë është Shkozeti. Interesi për këtë lagje rritet sidomos kur blerësit e kanë të vështirë të përballojnë çmimet në vijën e parë të bregdetit dhe kërkojnë alternativa më të përballueshme, por me akses të shpejtë drejt qendrës së Durrësit dhe korridorit rrugor drejt Tiranës.
Vetëm 5% e grave në botë jetojnë në ekonomi me barazi të plotë ligjore/ WB: Shqipëria ka bërë përparim por sfidat në zbatimin e ligjeve mbeten
Në mbarë botën, barazia ekonomike mes grave dhe burrave mbetet ende një objektiv i parealizuar. Sipas raportit World Bank, sot më pak se 5 % e grave jetojnë......
Vetëm 3% e bizneseve të vogla eksportojnë/ Ndërmarrjet shqiptare mbeten kryesisht të orientuara nga tregu i brendshëm
Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme vijojnë të mbajnë peshën kryesore të ekonomisë shqiptare. Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave, në......
Sa fiton shteti nga akciza e naftës? - 296 milionë euro vetëm në 2025-ën, rritja e çmimit shton të ardhurat
Sasia e zhdoganuar e karburantit është rritur ndjeshëm nga viti në vit. Ngarkesa fiskale për një litër naftë të shitur, është e konsiderueshme ku pjesën më......
Kumbaro: Njihen diplomat për ushtrimin e profesionit të fizioterapistit
Nga Universiteti i Sporteve, ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro njoftoi se studentët e diplomuar për fizioterapi në Fakultetin e Shkencave të Rehabilitimit......
Ndërtimi i rrugëve lidhëse/ ARRSH: Sërish shpërthime sot pranë daljes të tunelit të Llogorasë
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se në kuadër të vijimit të punimeve për ndërtimin e segmentit të rrugëve lidhëse të tunelit të Llogorasë, sot në orën......
2.962 shtetas shqiptarë, rezidentë në Lindjen e Mesme - Ministri Ferit Hoxha: Siguria e tyre, prioritet madhor i Qeverisë Shqiptare
Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, raportoi në Komisionin parlamentar për Evropën dhe Punët e Jashtme mbi masat e marra nga autoritetet shqiptare për mbrojtjen......
Energjia e rinovueshme, si renditet Shqipëria? EUROSTAT: Vijojmë të qëndrojmë mbi mesataren europiane
Të dhënat e Eurostat tregojnë se Shqipëria mbetet mes vendeve me peshën më të lartë të energjisë së rinovueshme në Europë. Në vitin 2024, rreth 43.1% e......
Cilat janë objektivat për Strategjinë e Arsimit? - Nga kurrikula te digjitalizimi, përafrimi me standardin europian
Qeveria ka miratuar nisjen e hartimit të Strategjisë Kombëtare të Arsimit 2027–2032, që do të përcaktojë drejtimin e zhvillimit të sektorit në vitet e......


