Shqipëria Postuar më 9 Prill 2026, 13:29

“Çmimet e larta bujqësore po i udhëheq importi” - Braçe: Fermeri të mbështetet për litër, apo kg. Janë rritur kostot

Nga Elisabeta Dosku

“Çmimet e larta bujqësore po i udhëheq importi” -

Çmimet e larta të fruta-perimeve në treg po i udhëheq importi. Kështu është shprehur deputeti socialist Erion Braçe, gjatë interpelancës në Kuvend me Ministrin e Bujqësisë Andis Salla, ku theksoi se për shkak të rritjes së kostove dhe çmimit të naftës ,situata do përkeqësohet.  Braçe theksoi gjithashtu heqja e skemës së naftës në këtë situatë është shqetësuese dhe se skema e rimbursimit të TVSH-së nuk është e duhura për fermerët. Sipas tij fermeri duhet të mbështetet për litër produkti apo kilogram.

Erion Braçe, Deputet i PS:

“Çmimet po rriten dhe i udhëheq importi. Të dhënat e INSTAT tregojnë se eksportet bujqësore po bien. Në janar dhe shkurt. Përmbytjet e muajit dhjetor janar dhe shkurt dhe rritja e çmimeve të imnputeve do ta vazhdojnë këtë goditje dhe nga blegtoria po shkojmë tek perimeria dhe frutat. Çdo përpjekje të territor me këtë regjim fiskal që kemi do të dështojë/. Nuk favorizohet formalizimi por finalizon uljen e çmimit te produktit të fermerit dhe nuk e kompenson asgjë.  Skema e Tatimit mbi Vlerën Shtuar nuk e favorizon. Jepi leke për litër prodhimi dhe vendosi standard. Jepi lekë për kg. Dhe keni hequr naftën falas nuk bëhet kjo kur çmimi është në kulm. Ka vajtur 17 mijë lekë plugimi. Nga data 28 shkurt deri me 31 mars, kanë hyrë vetëm 3 mijë ton plehra kimike. Pjesa tjetër ka ardhur para luftës, si u dyfishuan çmimet menjëherë. Si ka mundësi që ai në Kavajë thotë kam shit me çmimin e bursës? Cilës bursë more? Vendosni fre abuzimeve, ndryshe fermerët nuk do marrin dot frymë”.

Deputeti socialist preku edhe çështjen e qumështit me aflatoksinë tek fermerët ku theksoi se e gjitha ka qenë një fushatë për të ulur çmimin e qumështit, ndërkohë ë janë analizuar vetëm janë marrë vetëm 8 mostra dhe vetëm dy të tilla kanë rezultuar me aflatoksine.

“Qumështi i importuar gjatë 2024 është 11.5 milionë litra, çmimi mestarar ishte 55.8 lekë për litër me 20 % tvsh, rezultati në fund fare është +8.2 lekë, fitimi nga fabrika. Për 2025, importi arriti 7.9 milionë litra, çmimi 61.3 lekë për litër,  të bëjmë llogaritjen e TVSH-së, rezultati i fabrikave është 8.3 lekë për litër fitim. Të marrësh qumësht në import me çmim më të lartë se qumështi vendas, rezulton me fitim.  Ndërsa qumështi i fermerëve ishte 55 lekë dhe kompanitë dilnin me humbje 0.8 lekë për litër.  Ulja e çmimit të qumështit tek blegtori u detyruar nga rezultati financiar në kurriz të bujkut i cili sot e shet qumështin vetëm në 47 lekë për litër.  Çmimi u ul tek bujku me 14.5 lekë. Fabrika është e fitim qoftë kur merr qumësht në import qofte brena vendit nga rregullat që ne vendosëm. Ligji për TVSH-në shkundi të gjithë baxhot, pasi nuk presin fatura me TVSH që të marrin 10 %. I kemi detyruar fermerët të shkojnë vetëm tek fabrikat dhe askund tjetër dhe kemi bërë që çmimit ta vendosnin fabrikat deri në 14.5 lekë. Kjo ishte arsyeja e fushatës së qumështit me aflatoksinë, që të ulnin çmimin. Jam tmerrësisht i dëshpëruar pse nuk dëgjoni. Pse nuk uleni të bëni llogari”.

Andis Salla, Ministër i Bujqësisë :

Sa ai takon qumështit, Importi nuk mund dhe nuk duhet të kthehet në mekanizëm të deformimit të tregut.  Çmimi duhet të lidhet me parametra të matshëm, etiketimin dhe sasinë e dorëzuar. Ministria qasje më shumë kontroll, formalizm të prodhimit. Kemi ngrit një grup për etiketimin dhe gjurmueshmërinë e produkteve”.

Muajin e kaluar ka pasur një përplasje midis fermerëve dhe kompanive të përpunimit të qumështit, për shkak se qumështi i tyre nuk u ble me argumentin se ishte me aflatoksinë.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat