Shqipëria Postuar më 26 Mars 2026, 17:17

Çmimet e karburantit, Bordi i Transparencës: Nafta deri në 203 lekë për litër, benzina 175 lekë për litër

Nga SCAN TV

Çmimet e karburantit, Bordi i Transparencës: Nafta deri në 203

Bordi i Transparencës në mbledhjen e tij të sotm,e ka përcaktuar cmimet e shitjes me shumicë dhe me pakicë të karburanteve në treg.  Në vijim njoftimi i dhënë nga Bordi:  

 

Vendimet e Bordi i Transparencës në datë 26 Mars 2026, janë si rezultat i rritjes së çmimeve në bursën  Platts Mediteran ku benzina ështe ulur me -3.35 $/ton dhe Gazoili është ulur me -7.1 $/ton nga data  25.03.2026

 

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të  jetë jo më shumë se 203 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 191 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 175 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 163 lekë/litër.

 

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 26 Mars ora 18.30 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

 

Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikëmëri në vendimet e tij  lëvizjes së bursës Plats të Mesdheut për gazoilin,benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatoreve.

 

Theksojmë se Bordi nuk cakton çmimet e naftës Bruto, por të gazoilit, benzinës dhe gazit të lëngshëm sipas standardeve të përcaktuara në Aktin Normativ.

 

Bordi ka caktuar vetëm marzhet bruto maksimale për shitjen me shumicë dhe pakicë, me të cilat operatorët duhet të mbulojnë të gjitha shpenzimet operative.

Pra, vendimet që merr bordi dhe ndryshimi i çmimeve të shitjes lidhet vetëm me ndryshimet  në bursën Platz të Mesdheut për gazoilin dhe benzinës, pra jo të bursës së naftës bruto, si dhe në lëvizjen e kursit të dollarit.

 

Gjithë elementët e tjerë që formojnë çmimin janë fikse dhe për këto bordi nuk merr vendim.

 

Ministria e Ekonomisë dhe Inoacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministirinë e Infrastrukturës dhe Energjisë  janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurencës së ndershme në treg.

 

Situata që po kalojmë nuk është e zakontë,  ndaj dhe vendimet që marrim, vijnë si përgjigje e zhvillimeve të ekonomisë vendase por edhe e lëvizjeve të tregjeve ndërkombëtare.

 

 

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

 

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat