Shqipëria Postuar më 15 Shkurt 2025, 11:02

Çmimet e energjisë së diellit dhe erës- Prodhimi vendas, ERE nis procedurat për burimet e reja që u kontraktuan në 2024-ën

Nga Ola Mitre

Çmimet e energjisë së diellit dhe erës- Prodhimi vendas,

Enti Rregullator i Energjisë ka nisur procedurën për përcaktimin e çmimit të blerjes së energjisë elektrike të prodhuar nga prodhuesit ekzistues me përparësi nga burimet fotovoltaike dhe eolike për vitin 2024. Ky është çmimi të cilin shteti do iu blejë energjinë centraleve të vegjël, që kanë lidhur kontratat me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë vitin e kaluar dhe do të jetë i vlefshëm në momentin që impiantet do të fillojnë të gjenerojnë energji.   

Prodhues ekzistues me përparësi janë ata prodhues që kanë nënshkruar një kontratë për zhvillim projekti me ministrinë ose është pajisur me miratim paraprak për ndërtimin e kapacitetit prodhues fotovoltaik deri në 2 MW, eolik deri në 3 MW dhe për hidrocentrale me kapacitet të instaluar deri 15 MW.

Me fillimin e procedurës për përcaktimin e çmimit të blerjes së energjisë elektrike të prodhuesve ekzistues me përparësi, Enti Rregullator i Energjisë do t’i drejtohet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për informacion lidhur me subjektet që kanë nënshkruar një kontratë për zhvillim projekti me ministrinë, ose janë pajisur me miratim paraprak për ndërtimin e kapacitetit prodhues. Ndërkohë që, ky informacion do të shërbejë për vlerësimin dhe shqyrtimin e të dhënave të nevojshme për llogaritjen e çmimeve për teknologjitë në fjalë, mbështetur në përcaktimet e legjislacionit në fuqi.

Çmimi i blerjes së energjisë elektrike të prodhuar nga prodhuesit ekzistues me përparësi nga burimet fotovoltaike dhe eolike caktohet në përputhje me metodologjinë e miratuar nga Këshilli i Ministrave, që ka të përcaktuara kriteret e llogaritjes së çmimit, duke u bazuar në kthimin e arsyeshëm të vlerës së investimeve sipas llojit të teknologjisë së përdorur.

 

 

 

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat