Çmimet e energjisë elektrike në tregun e lirë-ERE ndryshon detyrimin për furnizuesit: Jo të gjitha oferat duhet të jenë publike
Enti Rregullator i Energjisë ka ndryshuar vendimit që detyronte të gjithë furnizuesit e energjisë elektrike të publikonin ofertat e tyre në Platformën e Krahasimit të Çmimeve. Ndryshimi erdhi pas kërkesës së një prej furnizuesve privatë, teksa sipas vendimit të ri vendosen kritere mbi kategorinë e furnizuesve që duhet të publikojnë ofertat në platformën e ngritur nga Enti Rregullator i Energjisë.
Me ndryshimet e miratuara, detyrimin për publikimin e ofertave të furnizimit me energji elektrike në Platformën e Krahasimit të Çmimeve do e këtë vetëm të licencuarit, që janë aktivisht të angazhuar në veprimtarinë e furnizimit në tregun e lirë, për konsumatorët familjarë dhe jofamiljarë të vegjël me një konsum vjetor të pritshëm më pak se 100,000 kWh (100 mWh/vit). Praktikisht, vendimi i ri sjell dallimin mes furnizuesve aktivë dhe atyre joaktivë, si dhe vendos kufizimin mbi konsumin vjetor të klientëve për të cilët ata ofrojnë shërbim. Një furnizues aktiv do të konsiderohet çdo shoqëri e licencuar në këtë aktivitet, e cila ofron shërbime të furnizimit me energji elektrike për konsumatorët, si biznese apo familje, dhe është aktivisht e angazhuar në tregun e energjisë. Në vendim ERE specifikon se vendimi i ri është bazuar në opinionin e Shoqatës Rajonale të Rregullatorëve të Energjisë, sipas të cilit, publikimi i ofertave në Platformën e Krahasimit të Çmimeve (PCT) është një e drejtë për konsumatorët fundorë, por mund të jetë e ndërlikuar për publikimin e ofertave për klientët e lidhur në nivelin e tensionit të lartë.
Platforma e ERE është ngritur në kuadër të liberalizimit të tregut të energjisë elektrike, ndërsa detyrimi për publikimin e ofertave ka si qëllim rritjen e transparencës së tregut dhe përmirësimin e përvojës së konsumatorit në tregun e lirë të energjisë. Kjo ndihmon klientët në zgjedhjen e furnizuesit të energjisë elektrike në mënyrë transparente, duke iu mundësuar të krahasojnë ofertat e mundshme nga furnizuesit me pakicë të energjisë elektrike
Sondazh
Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?
-
Janë të detajuara dhe të realizueshme
-
Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
-
Janë premtime të parealizueshme

Vaksina e Covid, Pfizer dhe BionTech e vodhën patentën-Gjykata rajonale në Dusseldorf ka vendosur në favor të Modernas
Kompanitë bioteknologjike gjermane, BioNTech dhe partneri i saj amerikan, Pfizer kanë përdorur pa leje pronën intelektuale të Moderna-s gjatë zhvillimit të......

Gratë në parlament, si renditet Shqipëria? Arrin një përfaqësim prej 35.7%. Kapërcen mesataren europiane
Një raport i publikuar nga Eurostat ka treguar përqindjen e grave që mbanin poste parlamentare në disa shtete të Europës. Referuar këtyre të dhënave, në......

Festivali i Blerjeve ndez atmosferën në QTU!-Ulje deri në 70%, argëtim dhe super oferta do të jenë prezente deri më 9 mars
Festivali i Blerjeve ka nisur me plot energji në QTU, duke krijuar një atmosferë festive dhe një mundësi të shkëlqyer për të gjithë qytetarët që të......

“Shpenzimet ushtarake për Ukrainën do të shkatërronin BE-në” - Lideri hungarez Orban shpjegon vendimin për të kundërshtuar Brukselin
Kryeministri hungarez Viktor Orban theksoi se Bashkimi Evropian nuk mund ta përballojë financimin e luftës në Ukrainë, pa mbështetjen e Shteteve të......

Ulja e normës, BQE paralajmëron “pasiguri fenomenale” - Rreziku i luftërave tregtare, shpenzimet e mbrojtjes mund të nxisin inflacionin
Banka Qendrore Evropiane uli përsëri normat e interesit, por paralajmëroi për "pasiguri fenomenale", duke përfshirë rrezikun që luftërat tregtare dhe më......

Punimet në Sheshin Shqiponja-Lumi i Tiranës/ ARRSH: Aksi do të bllokohet gjatë natës. Detajet
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se në kuadër të fazës përfundimtare të punimeve të ndërtimit të rrugës në objektin: “Plotësimi, Rakordimi dhe vazhdimi i......

Stagflacioni mund të “godasë” SHBA-në - Tarifat e Trump mund të përkeqësojnë situatën e vështirë ekonomike
Ekonomia e Shteteve të Bashkuara po tregon shenja të stagflacionit, me inflacionin në rritje dhe ngadalësimin e tregut të punës. Kjo mund të krijojë probleme......

Sa shpenzojnë shqiptarët për arsim në vit? Rreth 290 milionë euro në total. Pesha e grupit në konsum, rreth 3.5%
Në Shqipëri, shpenzimet për arsim janë një pjesë e rëndësishme e buxhetit familjar dhe kombëtar. Sipas të dhënave të fundit, fondet e parashikuara për......