Shqipëria Postuar më 25 Maj 2026, 11:24

Çmime negative në bursë, ALPEX kërkon ndryshime - Propozon kufi minimal të çmimit në tregun e ditës në avancë, të jetë -50 euro/mWh

Nga Ola Mitre

Çmime negative në bursë, ALPEX kërkon ndryshime - Propozon

Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike, ALPEX kërkon vendosjen e një kufiri minimal të lejuar të çmimit në tregun e ditës së avancë, duke argumentuar se ndryshimet e fundit në tregjet evropiane kanë shtuar rastet e çmimeve shumë të ulëta apo negative në bursat e energjisë.

Sipas kërkesës së depozituar pranë Entit Rregullator të Energjisë, operatori i bursës shqiptaro-kosovare të energjisë kërkon miratimin e një kufiri minimal të çmimit prej -50 euro/mWh për tregun e ditës në avancë. Propozimi synon harmonizimin e tregut shqiptar me praktikat e bursave evropiane dhe me rregullat e bashkimit të tregjeve rajonale të energjisë.

“Kemi vënë re që shumë prej bursave kanë pasur çmime negative si dhe në raste të ALPEX kemi parë që në disa prej urdhërporosive kemi çmime negative të vendosura nga Anëtarët e Bursës çka besojmë se reflektojnë edhe trendin e bursave rajonale në të cilat këta Anëtarë operojnë. Por edhe duke marrë parasysh që thuajse në të gjitha rastet që është aktivizuar mekanizmi i Ankandit të Dytë si pasojë e rritjes së Kufirit Minimal të Lejuar për Ankandin e dytë, 0 €/mWh, nuk kemi parë ndërhyrje të Anëtarëve për të përmirësuar zgjidhjen e Algoritmit, e kundërta me arritjen e Kufirit maksimal i Lejuar i Çmimit për Tregun e Ditës në Avancë në të cilin në thuajse të gjitha rastet kemi pasur përmirësim të rezultatit të zgjidhjes së Algoritmit”, - thuhet në kërkesën e ALPEX.

Ndërkaq, sa i takon kufirit maksimal të lejuar të çmimit për tregun e ditës në avancë nuk kërkohen ndryshime, duke e lënë në +900 euro/ mWh.

Shqipëria 25 Maj Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka nisur këtë javë negativisht duke pësuar zbritje të vlerës përgjatë fundjavës duke u blerë këtë të hënë me 81.5 lekë dhe duke u shitur......

Live TV

Të fundit

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat