Shqipëria Postuar më 20 Janar 2026, 10:18

Çmime kufi për shitjen e produkteve të peshkimit - Mbështetje financiare për operatorët kur prodhimi mbetet stok

Nga Elisabeta Dosku

Çmime kufi për shitjen e produkteve të peshkimit -

Produktet e peshkimit, që dalin në treg do të kenë çmime kufi të paracaktuara. Në projektligjin për funksionimin e tregjeve të produkteve të peshkimit, të hedhur për konsultim publik, përcaktohet mekanizmi i ruajtjes së produkteve, që synon stabilizimin e tregut në rastet kur nuk sigurohet shitja në çmimet e përcaktuara.

Përshkruhen kushtet për ruajtje, trajtimet e lejueshme, periudhat minimale dhe mënyra e rikthimit të produkteve në treg. Vendosen kriteret dhe procedurat për përcaktimin e çmimeve kufi, të cilat shërbejnë për aktivizimin e mekanizmit të ruajtjes.

Konkretisht sips nenit 32 të draftit, “Para fillimit të çdo viti kalendarik, çdo organizatë prodhuese mund të paraqesë në mënyrë individuale një propozim për çmimin kufi që aktivizon mekanizmin e ruajtjes. Çmimi kufi nuk mund të tejkalojë 80 % të çmimit mesatar të ponderuar, të regjistruar për produktin përkatës në zonën e veprimtarisë së organizatës përkatëse të prodhuesve, gjatë tre viteve të fundit që paraprijnë vitin për të cilin caktohet çmimi kufi”.

Në përcaktimin e çmimit kufi merren në konsideratë zhvillimet në prodhim dhe kërkesë; stabilizimi i çmimeve në treg; rregullimi i tregjeve; të ardhurat e prodhuesve; interesat e konsumatorëve.

Ndërsa neni 31 parashikon se organizatat e prodhuesve në sektorin e peshkimit dhe akuakulturës përfitojnë mbështetje financiare për ruajtjen e produkteve të përcaktuaratë peshkimit të cilat tregtohen brenda dhe jashtë territorit të Shqipërisë, nëse ato jën vendosur në treg nga organizatat e prodhuesve dhe për to nuk është siguruar blerës në çmimin kufi të përcaktuar; Produktet përmbushin standardet e përbashkëta të marketingut dhe janë të përshtatshme për konsum njerëzor; Produktet janë trajtuar ose përpunuar dhe ruhen në tanke ose kafaze, nëpërmjet metodave të ngrirjes (në bord të anijeve ose në impiante tokësore), kriposjes, tharjes, marinimit, ose, kur është e përshtatshme, nëpërmjet zierjes dhe pasterizimit, pavarësisht nëse produktet janë filetuar, prerë në copa apo u janë hequr kokat; Produktet e akuakulturës nuk mbahen në ruajtje në gjendje të gjallë; Produktet rikthehen në treg për konsum njerëzor pas përfundimit të periudhës së ruajtjes.

Projektligji synon përaktimin e rregullave të qarta për shitjen e produkteve të peshkimit dhe rritjen e transparencës.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat