Çmim tavan për karburantet? - Karakaçi: Po monitorojmë tregun, kemi gati Bordin e Transparencës

Rritja e aktuale e çmimit të naftës në Shqipëri, ende nuk konsiderohet aq problematike sa për të ndërhyrë në treg. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, theksoi se nuk është zgjidhje ndërhyrja në taksën e qarkullimit.
Sipas tij, tregu po monitorohet në vijimësi dhe më pas do të merret një vendim nëse do të rikthehet në funksion Bordi i Transparencës.
“Ne jemi duke ndjekur me të gjitha grupet e interesit, jemi duke ndjekur në mënyrë dinamike tregun e karburanteve, patjetër ka modele të ndryshme, ajo që ne kemi vendosur është vendosja e një çmimi tavan nëse do rifillojë funksionin Bordi i Transparencës, por ende nuk është marrë një vendim”.
Sipas Ministrit, Shqipëria nuk do të ketë probleme me furnizimin me naftë në Shqipëri për shkak të Ngushticës së Hormuzit.
“Ne po e shikojmë në dinamikë, sepse produkti sot ka dy elemente që shikohet në kohën e krizës. E para a ka mungesë në treg dhe nga informacionet që kemi ne, Ngushtica e Hormuzit nuk përbën problem furnizimi, sepse mbi 90 për qind e furnizimit, vjen nga rrugë të tjera. Ende s’është vendosur ngritja e bordit të transparencës”.
Qeveria miratoi në mbledhjen e radhës vendimin për një marrëveshje financimi me BERZH dhe OSHEE, e garantuar me garanci sovrane nga Ministria e Financave, për financimin e Nënstacionit të Qendrës në Tiranë.
Kjo marrëveshje është konsideruar si shumë e rëndësishme për vazhdimin e sigurisë së furnizimit të qytetit të Tiranës dhe për t’iu përgjigjur ritmit të zhvillimit.
Rikonstruksion i tre rrugëve në Sarandë - Bashkia hap garën, infrastrukturë cilësore për pushuesit dhe banorët
Bashkia Sarandë ka shpallur hapjen e garës për rikualifikimin e disa rrugëve të brendshme në zonën e njohur si “Lugu i Dardhës”, një nga hapësirat me......
Inteligjenca Artificiale në punë, ku renditet Shqipëria? SHBA kryeson globalisht, ndërsa rajoni paraqet diferenca të dukshme
Claude AI, një inteligjencë artificiale e zhvilluar nga Anthropic, po fiton gjithnjë e më shumë përdorim në mbarë botën, veçanërisht në ambientet e punës ku......
Objektiva më ambiciozë për klimën - Nga energjia, te bujqësia e mbetjet. Masa të reja për frenimin dhe përshtatjen
Ministria e Mjedisit ka nxjerrë për konsultim publik draftin e Kontributit Kombëtar të Përcaktuar 3.0, dokumenti strategjik që përcakton objektivat e vendit......
80 biznese ofrojnë mbi 2 mijë vende të lira pune - Ribaj: Nevoja për një urë të re bashkëpunimi mes shtetit dhe sipërmarrjes
Tregu i punës në Shqipëri po kalon përmes një faze dinamike ku kërkesa për forcë punëtore mbetet e lartë. Në panairin e fundit, rreth 80 biznese kanë......
Ibrahimaj: Kryesimi i CEFTA-s 2026, hap i rëndësishëm drejt tregut unik europian dhe rritjes së eksporteve
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, çeli aktivitetin e organizuar në Tiranë, në kuadër të kryesimit të CEFTA-s nga Shqipëria për vitin......
Prodhimi në vështirësi, vetëm ndërtimi me rritje/ Tkurrja më e madhe e aktivitetit ekonomik preku industrinë
Ndërsa sektori i shërbimeve vijoi rritjen në tremujorin e katërt të vitit 2025, prodhuesit e të mirave paraqiten me një ecuri më të dobët, duke reflektuar......
Pensionet private, përjashtohet nga tatimi kontributi nga paga - Çdo i punësuar mund të “shpëtojë” deri 500 euro në muaj
Çdo individ që kontribuon në skemat private të pensioneve, lehtësohet nga tatimi që paguan mbi të ardhurat nga punësimi. Referuar udhëzimi të ri të......
Rritje e lehtë e vetëpunësimit në vitin 2025/ Dominojnë moshat mbi 65 vjeç. Femrat vijojnë të jenë më pak të përfaqësuara
Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT mbi përqindjen e të punësuarve, rezulton se gjatë vitit 2025 përqindja e të vetëpunësuarve në punësimin gjithsej ka......


