Çmim i favorshëm energjie për ujësjellësit - ERE miraton tarifat që do aplikohen gjatë vitit 2026, synohet ulja e stokut të borxheve

Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar çmimet me të cilët do ta paguajnë energjinë elektrike ujësjellësit që furnizohen nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit gjatë vitit 2026, duke mbajtur në fuqi tarifat preferenciale të vitit të kaluar.
Sipas vendimit, kompanitë që janë të lidhura në tensionin 35 kV do të tarifohen me 9.33 lekë/ kWh, ndërkohë që për shoqëritë që janë në tensionin 20, 10 dhe 6 kV, çmimi do të jetë 11.77 lekë/kWh.
Aplikimi i çmimeve preferenciale për shoqëritë e ujësjellës – kanalizimeve nisi në vitin 2023, pas një kërkese të bërë pranë Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, nga Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizime dhe Ministria e Infrastrukutrës dhe Energjisë, mbi nevojën e shoqërive UK për aplikimin e tarifimit të veçantë. Kjo me qëllim garantimin në aspektin financiar të veprimtarisë së shoqërive të UK, përfshirë rikuperimin e borxhit.
Në atë kohë u kërkua që ulja e tarifave të energjisë elektrike të pasohej me rekuperimin e borxhit që këto kompani kanë ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Sipas të dhënave të fundit të disponueshme, deri në gusht 2025 detyrimet e prapambetura arritën në 20.42 mld lekë, nga 19.54 mld lekë që ishin ne fund të vitit 2024. Kostot e energjisë elektrike përbëjnë rreth 23% të shpenzimeve të operimit dhe mirëmbajtjes në sektorin e ujësjellës - kanalizime, ndërsa 12 nga 17 shoqëri nuk arrijnë t’i mbulojnë këto kosto. Kjo bën që kompanitë të mbështeten tek subvencionet e qeverisë ose të vonojnë pagesat ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, duke akumuluar borxhe të shumta.
Kosova frenon rritjen e çmimit të karburanteve - Ministrja e Tregtisë: Synojmë mbrojtjen e konsumatorëve
Ministrja e Tregtisë në Kosovë, Mimoza Kusari-Lila ka nënshkruar vendimin për caktimin e çmimeve të produkteve të naftës, pas rritjes së menjëhershme të......
Kuvendi votëbeson ministrat e rinj - Ndryshimet në qeveri, 4 figura të reja hyjnë në kabinet
Kuvendi i Shqipërisë ka votëbesuar ministrat e rinj të propozuar nga kryeministri Edi Rama dhe të dekretuar nga Presidenti i Republikës, në kuadër të......
Mallrat e importit kushtuan më lirë/ Në 2025-ën, ranë çmimet e produkteve energjetike dhe ato industriale
Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave, Indeksi i Çmimeve të Importit në tremujorin e katërt të vitit 2025 arriti në 107.4 (me vit bazë......
Mblidhet Këshilli Mbikëqyrës i BSH, shqyrtohet shpërndarja e fitimit, miratohet raporti vjetor
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka zhvilluar mbledhjen e parë pas më shumë se dy muajsh, me zgjedhjen e anëtarëve të rinj nga Kuvendi i......
Dëgjesë në Komisioni i Ekonomisë, eksportuesit kërkojnë mbrojtje nga pasojat e kursit të këmbimit
Me kërkesë të shoqatës Proeksport Albania dhe me mbështetjen e disa deputetëve të djathtë dhe të majtë në Komisionin e Ekonomisë është zhvilluar një......
Ministria e Jashtme për shqiptarët në Iran: Lidhuni menjëherë me ambasadën në Ankara
Ministria e jashtme u ka kërkuar qytetarëve shqiptarë që gjenden ende në Iran që të lidhen menjëherë me ambasadën tonë në Ankara. Për këtë qëllim ministra ka......
Fuqia punëtore e qeverisë amerikane ka rënë me 12% që nga shtatori 2024
Fuqia punëtore civile e qeverisë amerikane u tkurr me 12% midis shtatorit 2024 dhe janarit 2026, sipas të dhënave qeveritare të publikuara të mërkurën, duke......
Lindja e Mesme, udhëtimet pothuajse pezull, lufta rrezikon deri 56 miliardë dollarë humbje në turizëm
Për industrinë e turizmit në Lindjen e Mesme dhe rajonin e Gjirit, pasojat e konfliktit parashikohen të jenë të rënda. Përshkallëzimi i konfliktit......


