Shqipëria Postuar më 10 Shkurt 2025, 13:17

Çmim i favorshëm energjie për ujësjellësit - Enti Rregullator miraton tarifat që do të aplikohen gjatë vitit 2025

Nga Ola Mitre

Çmim i favorshëm energjie për ujësjellësit - Enti

Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar çmimet me të cilët do ta paguajnë energjinë elektrike ujësjellësit që furnizohen nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit gjatë vitit 2025, duke mbajtur në fuqi tarifat preferenciale të vitit të kaluar.

Sipas vendimit, kompanitë që janë të lidhura në tensionin 35 kV do të tarifohen me 9.33 lekë/kWh, ndërkohë që për shoqëritë që janë në tensionin 20, 10 dhe 6 kV, çmimi do të jetë 11.77 lekë/kWh. 

Aplikimi i çmimeve preferenciale për shoqëritë e ujësjellës kanalizimeve nisi në vitin 2023, pas një kërkese të bërë pranë KESH, nga Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizime dhe Ministria Infrastrukturës dhe Energjisë, mbi nevojën e shoqërive UK për aplikimin e tarifimit të veçantë me qëllim garantimin në aspektin financiar të veprimtarisë së shoqërive të UK, përfshirë rikuperimin e borxhit.

Në atë kohë u kërkua që ulja e tarifave të energjisë elektrike të pasohej me rekuperimin e borxhit që këto kompani kanë ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Aktualisht, sipas të dhënave të fundit të disponueshme, vlera e faturave të palikujduara deri në tetor 2024 arrin në rreth 19.7 mld lekë.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Shqipëria 11 Maj Diamila Leka

Si ndahen garuesit sipas qarqeve?

Zgjedhjet Parlamentare të 11 majit, shënojnë një moment të rëndësishëm për demokracinë shqiptare, jo vetëm për shkak të rëndësisë politike që mbartin, por......

Shqipëria 11 Maj Elisabeta Dosku

Sa kushtojnë zgjedhjet në Shqipëri?

Zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në Shqipëri, përveç se një proces i rëndësishëm politik, janë të shoqëruara edhe me një kosto të lartë për buxhetin e......

Shqipëria 11 Maj Dorian Koça

Barazia gjinore dhe zgjedhjet në Shqipëri!

Që nga viti 2008, legjislacioni shqiptar garanton të paktën 30 për qind përfaqësim të gjinisë më pak të përfaqësuar në pozicione vendimmarrëse politike dhe......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 11 Maj Scan TV

Voton kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali

Kryetarja e Kuvendit, Elisa spiropali votoi në qendrën e votimit te Parku Olimpik, në Tiranë. Pas votimit, Spiropali u bëri thirrje qytetarëve për të......