Milot – Thumanë, drejt nisjes së punimeve - Projekti lejon shpejtësi 140 km/orë, rrugë alternative 13.8 km me kalim pa pagesë
Shoqëria “G2 Blu”, mbajtëse e koncesionit për ndërtimin e aksit rrugor Milot – Thumanë po avancon me marrjen e lejeve të nevojshme për nisjen e punimeve, teksa së fundi ka aplikuar pranë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit për t’u pajisur me lejen mjedisore përkatëse. Sipas të dhënave nga AKM, shoqërisë i është kërkuar të hartojë Raportin e thelluar të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis dhe ta paraqesë së bashku me dëgjesën me publikun, që është një parakusht sipas legjislacionit në fuqi.
Ndërkaq, në dokumentet e paraqitur nga koncesionari jepen edhe detajet e projektit, që është pjesë e autostradës Adriatiko -Joniane.
Segmenti rrugor fillon në Milot dhe lidhet me seksionin tjetër Thumanë – Kashar. Si gjurmë e projektit do të shërbejë rruga ekzistuese e ndërtuar në vitet 2008 - 2010, por në zonat ku do të kryhen ndërhyrjet siç janë shkëmbimet dhe rrugët dytësore lidhëse, korridori i projektit do të zgjerohet dhe shtohet. Qëllimi kryesor është rehabilitimi i rrugës ekzistuese dhe konvertimi në një autostradë të Kategorisë A1. Gjatësia totale e rrugës ku do ndërhyhet është rreth 12.5 km, ndërsa shpejtësia e projektuar është 90 - 140 km/orë, por me tabela kufizimi shpejtësie për 130 km/orë, si shpejtësi e lejuar maksimale.
Pjesë e projektit është edhe ndërtimi i një rruge alternative, që do të shërbeje si rrugë opsionale pa pagesë për komunitetin. Gjatësia e rrugës alternative do të jetë 13.8 km, ndërsa do të jetë e kategorisë C3. Kjo rrugë do të fillojë në nyjen e Laçit dhe do përfundojë në nyjen lidhëse midis Thumanës dhe rrugës Fushë Krujë – Thumanë.
Po ashtu, projekti parashikon edhe ndërtimin e 7.32 km rrugë dytësore për të mundësuar komunikimin e komunitetit në pjesë të ndryshme të zonës së projektit dhe midis zonave.
Projekti do të zbatohet nga bashkimi i përkohshëm i shoqërive, “Gener 2”, “Illyrian Consulting Engineers” dhe “I.D.K – Konstruksion”.
Sondazh

Finlanda “armatos” Ukrainën me fondet ruse - 90 milionë euro armatime në mbështetje të Kievit
Finlanda do t’i dërgojë Ukrainës municione të rënda në vlerë prej 90 milionë euro, të financuara nga të ardhurat e aseteve të ngrira ruse. Marrëveshja forcon......

Në Tiranë “dehesh” më shtrenjtë se në Barcelonë/ Sipas Numbeo, renditemi ndër më të shtrenjtët në Europë për një shishe verë
Vera është një nga produktet më të përdorura në tryezat shqiptare, sidomos në festime apo mbledhje me miq. Por përtej simbolikës dhe kulturës së konsumit,......

“Grupkapitujt e mbetur do hapen deri në fund të vitit 2025” - Takimi Hasani-Bjerre: Bashkëpunim i fortë për integrimin europian
Më datë 1 korrik, Danimarka merr presidencën e Këshillit të Bashkimit Europian, duke qenë një ndihmë e madhe për Shqipërinë, e cila synon të hapë......

Stërvitja “Defender Europe 25” nis në 25 maj në Shqipëri/ Vengu: NATO është e bashkuar!
Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu bëri me dije në një postim në rrjetet sociale se më 25 maj, Shqipëria mirëpret një nga stërvitjet më të mëdha ushtarake......

Britani-BE, detajet e marrëveshjes së arritur - Pakti përfshin forcimin e bashkëpunimit për mbrojtjen, tregtinë
Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian kanë arritur një marrëveshje historike pas Brexit, që përfshin bashkëpunimin në sektorin e mbrojtje dhe tregtisë.......

“KLSH e pavarur, detyrim për ne BE” - Gonzato: Kontroll mbi shpenzimet e buxhetit dhe fondet europiane
Pavarësia e Kontrollit të Lartë të Shtetit në kryerjen e auditimeve për mënyrën se si shpenzohen paratë e taksapaguesve shqiptarë dhe atyre europianë është......

Kuvajti surprizon importet në prill/ Shqipëria mori lëndë djegëse me këtë vend më shumë se në gjithë vitin 2024
Sipas të dhënave, në Prill, importet e mallrave arritën vlerën 76 mld lekë, duke u rritur me 0.4%, në krahasim me një vit më parë. Ndërkohë, nëse analizojmë......

Pulat nga Brazili/ Kosova ndalon importin e mishit pas rasteve me gripin e shpendëve!
Kosova ka vendosur ta ndalojë përkohësisht mishin e pulës dhe produktet e tjera të shpendëve nga Brazili, ka bërë të ditur të martën Agjencia e Ushqimit dhe......