Milot – Balldre, shtyhet afati për dorëzimin e ofertave/ Kontrata e koncesionit 365 mln euro, punimet duhet të mbyllen 30 muaj nga nënshkrimi
Kompanitë do të kenë edhe një javë shtesë për dorëzimin e ofertave për aksin rrugor Milot – Balldre. Gjatë rihapjes së garës nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, 2 tetori shënonte datën e fundit për dorëzimin e dokumentacionit, por tashmë afati i ri është vendosur data 10 tetor. Gara koncesionare synon gjetjen e një kompanie private që do të ndërtojë këtë segment të rëndësishëm rrugor, një proces që sipas dokumenteve të tenderit parashikohet të zgjatë 30 muaj nga nënshkrimi i kontratës.
Kjo nuk është hera e parë që synohet kontraktimi për këtë vepër infrastrukturore, teksa procedura e fundit e hapur në dhjetor të vitit të kaluar u anulua me argumentin se asnjë prej ofertave të paraqitura nuk ishte e përshtatshme.
Ndërkaq, sipas dokumenteve të tenderit, që shoqërojnë garën koncesionare, vlera totale e parashikuar e projektit është rreth 365 mln euro, pa TVSH, ndërsa kohëzgjatja e kontratës do të jetë 35 vjet. Në këtë vlerë përfshihen kostot për projektimin, operimin dhe mirëmbajtjen e rrugës që do të jetë autostradë e kategorisë A, nga rrugë e kategorisë C që është aktualisht.
Aksi Milot-Balldre është i gjatë rreth 17 km. Rruga fillon në nyjen e Milotit, ku do të lidhet me segmentet e tjerë rrugorë Milot-Thumanë – Kashar – Lekaj – Rruga e Kombit dhe do të përfundojë në rrugën ekzistuese Tiranë –Shkodër, në Balldre.
Ky aks është pjesë e korridorit Adriatiko – Jonian, i cili është i identifikuar paraprakisht si pjesë e Korridorit TEN-T Mesdhetar, duke shtrirë Korridorin Kryesor të Rrjetit të BE - së në Rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Bosnje-Hercegovina, 137 mln euro për Korridorin 5/ Aksi rrugor luan një rol kyç për transportin dhe tregtinë në rajon
Qeveria e Bosnjë dhe Hercegovinës njoftoi se ka siguruar një grant prej 136.7 milionë eurosh nga Bashkimi Evropian për ndërtimin e një segmenti verior të......

Operacioni “SCAMS”, arrestime e konfiskime për mashtrim financiar/ Pranga administratorit të call-center, sekuestrohen mbi 100 mijë euro
Drejtoria për Hetimin të Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Policinë e Shtetit ka zbuluar dhe mbyllur një tjetër Call Center në Tiranë, që shërbente për......

Projektligj për fëmijët pa kujdes prindëror/ Mbështetje financiare për familjet kujdestare
Qeveria kahedhur për konsultim publik një projektligj të ri për kujdesin alternativ në familje. kujdesi për fëmijët që mbeten pa prindër ose në rrezik......

“Investitorët i besojnë më shumë lekut”/ Fondet në valutë rriten, por tregu i investimeve dominohet nga ato në monedhën vendase
Tregu i fondeve të investimit në Shqipëri vijon të zgjerohet, megjithatë të dhënat e fundit tregojnë një dinamikë të ndryshme mes fondeve që operojnë në......

Nafta në bujqësi, shpallen 1277 fituesit e parë/ Sa para’ do të përfitojnë fermerët sipas kulturës bujqësore?
Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural ka publikuar listën emrave të 1277 përfituesve të parë të naftës për punime të mekanizuara në bujqësi. Sipas......

Kryeministri Rama: Aty ku vihen zjarre do ndalohet dhënia e lejeve të ndërtimit për 30 vjet
Kryeministri Edi Rama në prazantimin e një kapitulli të ri për emergjencat civile, ka bërë të qartë se bazuar në rastet e shpeshta të zjarrvënieve të......

Kapitull i ri për emergjencat civile, Rama: Zjarrfikësit në skemën e rritjes së pagave të Forcave të Armatosura
Kryeministri Edi Rama në prazantimin e një kapitulli të ri për emergjencat civile, tha se ndër masat më kryesore për të menaxhuar zjarret do të jetë edhe......

Kapitull i ri për emergjencat civile, Koçiu: Komandë e qendërzuar në rast të rreziqeve nga zjarret
Kryeministri Edi Rama dhe ministrat Vengu, Kociu dhe Demo, po prazantojnë këtë të shtunë nisjen e një kapitulli të ri për emergjencat civile. Sipas......