“Milot-Balldre, në fazën përmbyllëse” - Karakaçi: Brenda fillim qershorit shpallim fituesin e koncesionit

Procesi për përzgjedhjen e kompanisë që do të ndërtojë aksin rrugor Milot – Balldre po shkon drejt mbylljes, ndërsa pritet që brenda fundit të majit ose fillimit të qershorit të shpallet edhe subjekti fitues i kontratës.
Enea Karakaçi, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë:
“Rruga Milot-Balldren ka kaluar në disa etapa jo të suksesshme. Ka qenë vullnet i qeverisë shqiptare prej vitesh për ta zhvilluar si një autostradë të kategorisë A, dhe që do të bënte një shfryrje të trafikut, që do ndërlidhte, le të themi, edhe Kosovën, por edhe pjesët e veriut me pjesën e qendrës dhe jugut të Shqipërisë, dhe si... për t'i dhënë edhe një shfryrje zonave turistike të Shëngjinit dhe Velipojës. Patjetër, si çdo projekt infrastrukturor, siç ka, le të themi, projekte infrastrukturore që ecin më shpejt në kohë ose në kohën e duhur, në ritmin e duhur, ky projekt infrastrukturor nuk ka ecur në ritmin e duhur. Ajo çfarë unë mund të them është që: po, është një procedurë koncesioni e hapur, jemi në fazën e vlerësimit të ofertave. Në dijeni time, komisioni është në fazën përmbyllëse dhe pritet që shumë shpejt, brenda fundit të majit ose fillimit të qershorit, të shpallim një fitues për rrugën Milot-Balldren. Ajo çfarë është e rëndësishme të theksohet është që: po, rruga Milot-Balldren do bëhet. Do jetë një rrugë e kategorisë A, do ketë rrugët alternative që t'u ofrojnë qytetarëve kalimin sipas të njëjtave kushte që kalojnë aktualisht, po patjetër do eci sipas një rruge ligjore përkatëse siç e rregullon kuadri i koncesioneve në Shqipëri."
Karakaçi: Projekti i Portit të Porto Romanos do të rishikohet pas dështimit të procedurës së dytë tenderuese
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, bëri të ditur se edhe procedura e dytë për përzgjedhjen e investitorit për ndërtimin e Portit të......
Edukimi i fëmijëve për rregullat e qarkullimit rrugor - Dita e dytë e AFA IV, Habilaj: Synohet ndërgjegjësimi nëpërmjet argëtimit
Në ditën e dytë të Automotive Fair Albania, në fokus ishin fëmijët. Go Karts Kids është një aktivitet edukativ dhe gjithashtu argëtues, I fokusuar tek......
'Aeroporti i Vlorës strategjik'/ Karakaçi: Shteti do garantojë funksionimin pavarësisht mosmarrëveshjeve mes aksionarëve
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, deklaroi sot se Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës përbën një nga projektet më të rëndësishme......
Evazioni tatimor, rriten procedimet penale - 27.6% më shumë në 2025-ën. Fshehën të ardhurat, kryeson Tirana
Veprat penale në lidhje me taksat dhe tatimet në vitin 2025 kanë pësuar një rritje prej 27,6 % të numrit të procedimeve të regjistruara dhe rritje prej rreth......
Matematika, një problem pa zgjidhje! Më shumë studentë në teknologji, por diplomimi më i lartë në Shëndetësi
Degët e teknologjisë, shëndetësisë dhe arsimit po shfaqin ritmet më të larta të diplomimit në universitetet shqiptare, ndërsa shkencat natyrore dhe......
Vajzat “pushtojnë” auditorët në Shqipëri/ Mbi 56% e studentëve në Bachelor dhe 67% në Master janë femra
Numri i nxënësve dhe studentëve në Shqipëri ka shënuar ulje gjatë vitit akademik 2025-2026. Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Instituti i......
Rama: Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri – BE më 26 maj çel fazën përmbyllëse të negociatave të anëtarësimit
Kryeministri Rama reagoi mëngjesin e sotëm në lidhje me kalimin e fazës teknike të raportit IBAR, duke iu drejtuar opozitës që pretendonte se procesi i......
Rama takim me Ligën Parlamentare të Miqësisë Japoni–Shqipëri: Punojmë për rritjen e shkëmbimeve mes dy vendeve
Kryeministri Edi Rama, pas vizitës zyrtare në Korenë e Jugut, vizitoi Japoninë. Gjatë vizitës në Tokyo, kreu i qeverisë një takim me Ligën Parlamentare të......


