“Mikrofinanca të mos kufizohet te kreditë konsumatore” - Ahmetaj: Mikrobizneset duhet të kenë produkte të dedikuara. Nevojitet këshillim financiar

Institucionet e mikrofinancës duhet të ofrojnë këshillim financiar për kategoritë që nuk mbështeten financiarisht shumë nga sektori bankar tradicional, pra familjarë apo biznese kryesisht në zonat rurale, me të ardhura të ulëta apo që operojnë në informalitet, me qëllim rritjen e përfshirjes financiare të tyre.
Kështu është shprehur Zëvendësguvernatorja e Dytë e Bankës së Shqipërisë, Natasha Ahmetaj në Konferencën Vjetore të 28-të të Qendrës së Mikrofinancës, me temë “Mikrofinanca në tranzicion: A është misioni në rrezik”, e cila shtoi ndër të tjera se mikrofinanca duhet të ofrojë produkte që i përshtaten nevojave të tyre dhe të mos përqendrohet vetëm në kredinë konsumatore.
“Këshillimi financiar, duke qenë se i adresohet një segmenti të popullsisë me nivel të ulët të njohurive mbi financën, luan një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm, për atë që quhet përfshirje financiare e përgjegjshme. Natyrisht sikurse i gjithë sektori financiar, edhe në mikrofinancë kemi produkte të reja, të cilat përfshijnë përdorimin e infrastrukturës digjitale, këtu përfshihet edhe kreditimi përmes kanaleve digjitale, por të gjitha këto kanale duhet të mbajnë në vëmendje së pari qëllimin për të cilin këto institucione dhe kjo industri e gjitha është themeluar, që është t'i shërbejë ekzaktësisht jo vetëm nevojave të konsumatorëve, për atë që më së shumti quhet kredi konsumatore, por duhet të ruajë fokusin”, tha Zëvendësguvernatorja.
Sektori i mikrofinancës ka pasur disa përmirësime rregullative që kanë pasur në fokus ofrimin e produkteve më të përballueshme apo transparencën me klientin dhe edukimin e tij. Sipas Zëvendësguvernatores, ndryshime të tjera rregullative priten në vijim.
“Ndryshimet rregullative natyrisht që nuk kanë përfunduar, do të shoqërohen nga ndryshime të tjera, të cilat do të kenë në qendër të qëllimeve të tyre, një ndarje të qartë midis aktivitetit të kreditimit, pra të asaj që ne quajmë kredi të re të mikrofinancës nga aktiviteti i menaxhimit të kredive me probleme, në mënyrë që të mos kemi keqpërdorim të produkteve, keqpërdorim të mandatit që licenca u ka dhënë këtyre institucioneve dhe sidomos të mos kemi të thuash, mungesë të transparencës për të gjithë kategoritë e klientëve të cilave mikrofinanca, por edhe sektori financiar në përgjithësi, ju ka shërbyer”, theksoi Ahmetaj.
Mikrobiznesi ka nevoja specifike, të ndryshme nga ato të biznesit të vogël, ndaj edhe mikrofinanca duhet të ofrojë produkte që u përshtaten nevojave të tyre, u shpreh ndër të tjera Zëvendësguvernatorja.
Rriten regjistrimet e mjeteve, mbi 30 mijë në katër muaj - DPSHTRR: Autoveturat dominojnë tregun, përbëjnë 79% të regjistrimeve
Tregu i automjeteve në vend ka vijuar të shfaqë ritme pozitive gjatë katër muajve të parë të vitit 2026. Të dhënat më të fundit nga Drejtoria e Përgjithshme......
Fshihen nga tatimet 778 mln euro gjoba e kamatëvonesa - Detyrimet e papaguara të bizneseve, Tatimi mbi Fitimin zë peshën më të madhe
Administrata tatimore ka një detyrim prej 194.4 miliard lekë për të mbledhur ndaj bizneseve në vend. Referuar të dhënave zyrtare nga Drejtoria e......
OKB ul parashikimin e rritjes globale - Në 2.5%, si rrjedhojë e krizës në Lindjen e Mesme
Kombet e Bashkuara ulën parashikimin për rritjen ekonomike globale, duke thënë se kriza e Lindjes së Mesme kishte rigjallëruar presionet inflacioniste dhe......
Kufizohen kompetencat e Trump për Iranin - Senati miratoi rezolutën. Hyrja në fuqi përballet me pengesa
Senati Amerikan miratoi një rezolutë që do t'i jepte fund luftës në Iran, përveç nëse Presidenti Donald Trump merr autorizimin e Kongresit, një goditje ndaj......
Marrëveshja tregtare me SHBA, pranë miratimit - Vendet anëtare të BE arrijnë mirëkuptimin. Parashikohen masa mbrojtëse
Bashkimi Evropian arriti një marrëveshje të përkohshme mbi legjislacionin për të hequr taksat e importit mbi mallrat amerikane, një pjesë kyçe e marrëveshjes......
Shitjet e automjeteve elektrike në Evropë - Nxiten nga çmimet e larta të karburantit
Çmimet e larta të karburantit si rrjedhojë e luftës në Iran kanë nxitur shitjet e automjeteve elektrike të reja dhe të përdorura në Evropë, duke i dhënë një......
Marrëdhëniet Rusi-Kinë, në nivel rekord - Xi Jinping dhe Putin, nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi
Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij kinez Xi Jinping nënshkruan në Pekin një deklaratë të përbashkët mbi bashkëpunimin dypalësh. Deklarata, e......
Bordi i Transparencës rrit çmimin e naftës në 205 lekë/litër - Përcaktohen tavanet e reja të çmimeve
Bordi i Transparencës ka publikuar këtë të martë vendimin e ri për çmimet e karburanteve në vend, të cilat do të hyjnë në fuqi më 19 maj 2026, nga ora......


