MIE: Raport mbi situatën e krijuar nga moti i keq dhe masat e marra nga strukturat përkatëse!

Reshjet me intensitet të lartë janë regjistruar në të gjithë territorin e vendit edhe përgjatë mbrëmjes të së martës dhe në orët e para të ditës së sotme. Për pasojë raportohen disa problematika, ndërkohë që gjatë gjithë natës kanë qenë në terren strukturat të cilat janë nën varësinë e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Është ndërhyrë në vijimësi kudo ku janë shënuar problematika dhe po vijohet edhe sot për kthimin e situatës në normalitet.
ARRSH, OSSH, AKUK dhe të gjitha agjencitë e tjera, me kapacitete të shtuara dhe mjete të specializuara, po vijojnë punën në territor, pavarësisht kushteve të rënduara atmosferike.
SITUATA NË AKSET RRUGORE
• Si pasojë e reshjeve të shiut ka pasur prurje uji, inerte dhe dëmtime në disa segmente rrugore, ku më problematike paraqitet situata në zonat e Gjirokastrës, Sarandës dhe Tropojës. Kontraktorët me mjete e punëtorë kanë qenë në terren pa ndërprerje për të bërë pastrimin e akseve.
• Në të gjitha akset kombëtare qarkullimi vijon, përveç aksit Kranë–Muzinë, i cili aktualisht i bllokuar nga përmbytja e lumit Bistrica.
Akset me probleme:
• Bajram Curri–Valbonë / Dushaj–Lekbibaj / BajramCurri–Fierzë – Shkëputje masivësh shkëmborë dhe çarje muresh pritës. Qarkullimi vijon.
• Kukës–Krumë / Kukës–Shishtavec – Rënie materialesh. Qarkullimi nuk është ndërprerë.
• Skuraj–Burrel – Rënie gurësh. Kalohet me një korsi në disa segmente.
• Koplik–Bogë / Dedaj–Razëm / Bogë–Theth – Rënie materialesh. Janë pastruar.
• Koplik–Reç – Gërryerje bankinash. Kërkon ndërhyrje të menjëhershme.
• Hani i Hotit–Vermosh – Rënie materialesh. Janë pastruar, qarkullimi vijon normalisht.
• Librazhd–Qafë Thanë – Ka pasur rrëzim të pemëve. U larguan nga trupi i rrugës.
• Qukës-Qafë Plloçë - Rëni gurësh e inertesh në trup të rrugës.
• Elbasan–Peqin – Dalje aluvionesh. U pastruan.
• Kakome–Himarë – Rënie dherash, po punohet për pastrimin. E hapur për qarkullimin.
• Gjirokastër–Kakavijë (Lazarat) – Vështirësi nga ujërat dhe inertet, po punohet për pastrimin.
• Himarë–Qafë Gjashtë (Lukovë) – Rrëshqitje dherash.
• Shijan–Ura e Gajdarit – Lumi Kalasë ka dalë në rrugë.
• Shijan–Delvinë – Ujë dhe shumë inerte në segment.
FURNIZIMI ME ENERGJI ELEKTRIKE
Rrjeti shpërndarës
• Është rikthyer energjia elektrike në disa zona të veriut, si pasojë e vendosjen në punë të dy linjave 35kV në Koplik dhe Velipojë.
• Situata paraqitet më stabël në rajonet Kukës dhe Burrel.
• Aktualisht janë 36 fidera jashtë pune, për të cilat janë marrë masat për zgjidhjen e defektit.
• Në jug, Nënstacioni Bunec ka pësuar avari për shkak të linjës 35kV që vjen nga Saranda.
• OSSH, në gatishmëri të plotë me bazë materiale dhe staf të dedikuar për emergjencat.
Rrjeti i transmetimit
Në sistemin e transmetimit ka pasur disa stakime të linjëve për shkak të shkarkimeve atmosferike.
• Në orën 20:50 u stakuan L110kV Seta-Peshkopi, L110 F. Arrëz-Lajthizë. Mbeten pa tension, deri 10 minuta N/st Kukës110, Kalimash Tunel110, Kalimash110, Lajthize110, dhe HEC Bele, Lapaj, Veleshica, Seta, Lashkiza. Linjat u rikthyen në punë. Mot me shkarkime atmosferike.
• Në orën 21.30, u stakuan linjat: L110 Kukës-Lapaj dhe L110 Shumat - Veleshica; Mbetën pa tension deri në 6 minuta, HEC Lapaj, Veleshica. Linjat u rikthyen në punë. Mot me shkarkime atmosferike.
• Në orën 22.22 linja L220 Burrel-Elbasan1 u stakua. U rikyç nga mbrojtja menjëherë. Stakim tranzitor. Nuk u preken konsumatorë apo HEC-e.
• Në orën 23:22, u stakua linja L110 Orikum-Himarë. U rikthye në punë pas 3 minutave. Nuk u prekën konsumatorë.
• Në orën 01:05, u stakua Linja L110 Gjirokastër2 - Memaliaj. Nuk u preken konsumatorë. Linja u rikthye në punë.
• Në orën 02:27 stakuar L110 Himarë-Sarandë, ora 04:23 stakuar L110 Orikum-Himarë. Nuk u prekën konsumatorë.
• Aktualisht, nuk ka defekte ose avari ne elementet e Sistemit të Transmetimit të OST.
• Të gjitha brigadat janë në gatishmëri.
Situata në kaskadën e Drinit
• Deri sot në orën 08:00 kanë rënë rreth 70 mm në basenin e Fierzës dhe rreth 190 mm në basenin e Koman-Vau i Dejës.
• Aktualisht vijojnë reshjet e shiut me intensitet të ulët/mesatar, kryesisht në basenin e Fierzës.
FURNIZIMI ME UJË TË PIJSHËM
• Të gjitha Stacionet e Pompimit janë në gjendje pune dhe gatishmërie.
• Burimet me gravitet që preken direkt nga turbullira dhe ndotja e ujit janë marrë masat konform kushteve higjeno-sanitare që të bëhet pastrimi, klorinimi deri në sigurimin e kushteve për furnizim të banorëve.
• Nuk ka pasur asnjë rast të ndërprerjes së furnizimit me ujë .
• Impiantet e Trajtimit të Ujërave të Ndotura dhe Kanalizimet kanë operuar me kapacitet të plotë për shkak të sasisë së konsiderueshme të prurjeve nga reshjet gjatë natës ku janë në operim normal dhe pa probleme.
• Aktualisht në terren janë grupet e punës për kontroll në çdo zonë ku mund të shfaqen probleme.
• Operojnë me rreth 40 grupe në të gjithë vendin të pajisur me mjetet operacionale ndihmëse.
SITUATA NË PORTET DHE AEROPOTIN E TIRANËS
Porti i Durrësit
Situata paraqitet e qetë në të gjithë sektorët. Tragetet kanë mbërritur në orar. Operacionet portuale vijojnë normalisht.
Porti i Sarandës
Situata e qetë, pa problematika .Të dy tragetet e linjës së Korfuzit janë nisur në kohë.
Aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza”
Operimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës po vijojnë normalisht pa vonesa apo ndërprerje.
Situata është në monitorim të vazhdueshëm dhe grupet e punës po punojnë pandërprerje për t’ju përgjigjur çdo problematike, me fokus garantimin e qarkullimit të mjeteve në të gjitha akset rrugore të vendit, si dhe për të siguruar furnizimin me energji dhe ujë të pijshëm për të gjithë abonentët.
“Çdo biznes, detyrim të ketë POS për pagesat me kartë” - Ibrahimaj: Nga 2026, tregtarët të pajisen me të paktën një mjet elektronik
Çdo biznes do të jetë i detyruar të ketë të paktën një terminal POS, që t'i ofrojë klientit të tij mundësinë për të kryer pagesat me kartë. Në Forumin......
“Buxhet historik, 1,7 mld euro për pensionistët” - Kryeministri Edi Rama prezanton në Kuvend projektbuxhetin 2026
Kryeministri Edi Rama po prezanton në seancën plenare të Kuvendit projektbuxhetin e shtetit për vitin 2026. Ndër të tjera, Kryeministri u shpreh: “Ky është......
Serbia garanton furnizimin me energji - Qeveria shqyrton masat për të parandaluar çrregullimet në treg
Kryeministri serb, Djuro Macut, u takua me Ministren e Minierave dhe Energjisë, Dubravka Djedoviç Handanoviç, për të diskutuar situatën aktuale në këtë......
Kafe me bollëk, kakao e shtrenjtë/ Tetori regjistron rekord për importet në vlerë, por në peshë ka diferenca
Të dhënat e publikuara për importet e tetorit 2025 tregojnë një lëvizje të fortë në tregun e kafesë, duke shënuar nivelet më të larta të regjistruara......
“700 familje shqiptare do dëbohen nga Britania” - Rama, i ashpër me Mahmood: Zhgënjyese nga një laburiste
Deklarata e ministres së Brendshme britanike Shabana Mahmood për dëbimin e 700 familjeve shqiptare ka zhgënjyer kryeministrin Rama. Ai e akuzon ministren......
Porti i Durrësit operon normalisht - APD: Aktiviteti portual vijon pa probleme pavarësisht reshjeve
Autoriteti Portual Durrës bën të ditur se, Porti i Durrësit ka vijuar aktivitetin e tij të përditshëm me ritme të qëndrueshme dhe pa asnjë problematikë të......
Zviceranët, kundër taksës së trashëgimisë - Sondazhet: 68% e elektoratit nuk përkrahin nismën
Sipas një sondazhi të ri, shumica e votuesve zviceranë brenda dhe jashtë vendit pritet t’i refuzojnë nismat për detyrën qytetare dhe taksën e trashëgimisë në......
Firmat evropiane, “optimiste” për 2026 - Bizneset raportojnë më pak pasiguri pas marrëveshjeve tregtare
Kompanitë evropiane po i lënë pas pasiguritë që dominuan pjesën më të madhe të vitit 2025 dhe po e drejtojnë vëmendjen drejt vitit 2026, që duket shumë më......





