MIE: Raport mbi situatën e krijuar në vend nga moti i keq!

Mbrëmjen e djeshme dhe gjatë orëve të para të ditës së sotme, krahas reshjeve të shiut, në shumë prej zonave të vendit ka pasur edhe reshje dëbore. Grupet e punës së ARRSH, OSHEE dhe ekipet e tjera nën varësinë e MIE vijojnë të jenë në terren, pavarësisht situatës së rënduara të motit dhe temperaturave të ulëta, duke ndërhyrë kudo ku janë raportuar problematika.
AKSET RRUGORE
Reshje dëbore janë regjistruar në këto zona:
Rajoni Verior
•Bajram Curri-Valbonë
•Ura Bujan-Qafë Morinë
•Bujan-Qafe Morinë (doganë)
•Sopot-Kerrnaj
•Qafe Mejdan - Tropojë-Buçaj
•Bulqizë
•Qafë Bualli-Peshkopi
•Peshkopi-Maqellarë
•Hani i Hotit-Dogana Vermosh
•Kukës-Shishtavec
•Kukës-Bushtricë
•Bajram Curri-Valbonë
•Pukë-Fushë Arrëz
•Bogë-Theth
•Qafë Mali-Fushë Dukagjin
Rajoni Qendror
•Surrel Qafë Priskë-Qafë Mollë
•Elbasan-Gjinar
•Ibë-Kërrabë-Elbasan
Rajoni Jugor
•Llogara
•Qafë Thanë
•Korçë-Voskopojë
•Boboshticë-Dardhë
•Korçë-Ersekë
•Ersekë-Leskovik
•Të gjitha akset janë të hapura dhe qarkullimi vijon normalisht.
•Drejtuesit e mjeteve që udhëtojnë për në zonat malore me prezencë dëbore të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir pasi bëhen problem për të gjithë trafikun.
FURNIZIMI ME ENERGJI ELEKTRIKE
•Aktualisht jashtë pune janë 27 fidera, kryesisht në rajonin Durrës, ndikuar edhe nga prezenca e ujit në kabina.
•Rrjeti 6kV që furnizon me energji elektrike Hidrovorin e Synej (Kavajë) është me defekt dhe po punohet për riparimin e linjës.
•Të gjitha linjat 35kV, nënstacionet, si dhe fiderat që furnizojnë me energji elektrike Hidrovoret ndodhen në funksion të plotë.
RRJETI I TRANSMETIMIT
•Të gjitha linjat 400kV, 220kV dhe 110kV janë në operim normal.
•Të gjitha brigadat e linjave dhe nënstacioneve janë në gatishmëri.
SITUATA NË KASKADËN E DRINIT
•Prurjet natyrore në kaskadë janë:
•HEC Fierzë 2100 m3/s
•HEC Koman 700 m3/s
•HEC Vau i Dejës 200 m3/s
FURNIZIMI ME UJË
Rajoni Berat
•Rajoni i Beratit paraqitet në vështirësi për shkak të reshjeve të vazhdueshme dhe të ndjeshme.
•Në zonën e Dimalit është përmbytur stacioni përkatës. Pompat janë mbajtur të sigurta dhe nën ruajtje gjatë gjithë natës.
•Furnizimi me ujë aktualisht paraqitet normal dhe sistemi i kanalizimeve është funksional.
Rajoni Fier
•Aktualisht, nga katër puset e rinj që kanë qenë në funksion vetëm një pus vijon të operojë.
•Po punohet për forcimin e argjinaturës në stacionin qendror të pompimit Kafaraj.
•Situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme dhe grupet përgjegjëse janë në gatishmëri të plotë.
Rajoni Vlorë
•Aktualisht janë përmbytur dy nënstacione, përkatësisht në Novoselë dhe Trevllazër.
Rajonet e tjera
•Situata në rajonet e tjera paraqitet normale dhe nën kontroll, pa problematika në furnizimin me ujë të pijshëm dhe në sistemin e kanalizimeve.
PORTET DHE AERPORTI
Porti Durrës
•Vijon aktiviteti normalisht dhe pa problematika, me operacione të planifikuara në të gjitha zonat kryesore portuale.
•Lëvizja e trageteve po realizohet normalisht, në përputhje me oraret e parashikuara.
Porti Vlorë
•Lëvizja e pasagjerëve dhe mjeteve vazhdon normalisht.
•Nuk lejohet dalja e mjeteve të vogla në det.
Porti Sarandë
•Për shkak të detit të trazuar linja me Korfuzin është pezulluar.
Aeroporti “Nënë Tereza”
•Operimet kanë vijuar normalisht.
Evakuim i menjëhershëm i banorëve - Ministri Vengu nxjerr urdhërat për Novoselën, Ferrasin. Probleme edhe në Durrës
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka urdhëruar evakuimin e menjëhershëm të banorëve të Novoselës, njësisë administrative Ferras në bashkinë e Fierit, si dhe......
Reshje shiu dhe dëbore në disa qarqe - ARRSH: Shmangni lëvizjet në akset problematike
Gjatë natës kanë vazhduar reshjet e shiut dhe ka filluar dëbora në të gjithë zonën veriore dhe juglindore të vendit. Në Rajonin Verior ka pasur reshje......
Ushqimet për fëmijë, inflacioni në Shqipëri mbi Europën/ Familjet përballen me rritje çmimesh për produkte të domosdoshme
Rritja e një fëmije në Shqipëri po bëhet gjithnjë e më e kushtueshme, ndërsa një nga zërat më bazikë të shpenzimeve, ushqimet për fëmijë, ka shënuar rritje......
Përmbytjet, situatë kritike në 6 qarqe - Emergjencat Civile: Problematika në tokat bujqësore, borë në disa qarqe
Si pasojë e reshjeve intensive, gjatë orëve të fundit ka patur rritje të niveleve të lumenjve në disa qarqe të vendit, gjë që ka krijuar problematika......
Si do të blihen kompanitë e listuara? - Projektligji, për konsultim/ Synohen çmime të drejta dhe barazi për aksionarët
Ndryshime të reja janë propozuar në ligjin që rregullon mënyrën se si blihen dhe merren nën kontroll kompanitë e listuara në Shqipëri. Bëhet fjalë për......
Vetëm 4% e emigrantëve shqiptarë, të vetëpunësuar/ Gratë e kthyera herët shfaqin angazhimin më të lartë sipërmarrës pas rikthimit
Emigrantët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit shfaqin nivele më të larta punësimi krahasuar me popullsinë jo-emigrante në Shqipëri, por një......
Kufizime për automjetet e reja Futja në treg, ligji i ri: Vetëm nëse përmbushin kërkesat e për emetimet e CO₂
Ligji i ri “Për ndryshimet klimatike” parashikon masa të reja për uljen e emetimeve nga sektori i transportit, duke vendosur kufizime dhe detyrime specifike......
Trump tërheq SHBA-në nga traktati i OKB-së për klimën dhe nga 65 organe të tjera ndërkombëtare!
Presidenti Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv që pezullon pjesëmarrjen e SHBA-së në 66 agjenci të OKB-së, përfshirë traktatin e OKB-së për klimën, duke......


