Mes zyrës dhe shtëpisë, të rinjtë preferojnë punën hibride - Hasalla: Pronarët shqiptarë duan t’i kenë nën vëzhgim punonjësit

Pandemia e Covid-19 ndryshoi mënyrën si funksionon tregu i punës, duke detyruar për herë të parë miliona punonjës të zhvendosnin zyrën në shtëpi. Por disa vite pas pandemisë, modeli që po fiton më shumë terren nuk është më puna tërësisht remote, por ajo hibride, ku punonjësit ndajnë kohën mes shtëpisë dhe zyrës. Ekspertja e punësimit, Gertjana Hasalla shpjegon se cilët janë faktorët që po ndikojnë në këtë zgjedhje.
“Të rinjtë nuk zgjedhin më një punë remote, por preferojnë një punë që mund të jetë hibride. Pra dy ose tre ditë në zyrë dhe pjesa tjetër nga shtëpia, sesa një punë që është full time në zyrë. Kur je duke punuar remote, sidomos kur je I ri është e vështirë të ketë edhe mbështetjen e kolegëve, apo mentorimin e duhur, ndër të tjera ke edhe izolimin social, sepse nuk ke mundësi të bashkëveprosh. Është mirë të jenë të dyja opsionet. Është mirë që kompanitë kanë filluar të kenë mendësinë europiane të të ofruarit punë hibride. Sot për sot në Shqipëri është më e përhapur puna në zyrë, sesa puna remote. Ka punë që janë të vështira të bëhen remote dhe ka punë të tjera që është e pamundur të bëhen remote. Duhet të jemi të kujdesshëm për të kuptuar në cilët sektorë mund të zbatohet puna remote ose hibride”, shpjegon Hasalla.
Por, në realitetin shqiptar, edhe ky model pune hibride, sërish nuk duket shumë prezent, por zbatohet kryesisht nga kompani të huaja që operojnë në vendin tonë.
“Është e vështirë në Shqipëri, sidomos për kompani që kanë një pronar shqiptar që ta pranojnë mendësinë e punës remote ose hibride. Është gjithmonë tendenca për ti monitoruar. Kanë nevojë tikenë në zyrë, që ti shikojnë aty 8 orë. Kompanitë që vijnë nga jashtë dhe kanë degët e tyre në Shqipëri, zgjedhin ta bëjnë këtë. Shumë prej kompanive që operojnë në fushën e teknologjisë janë persona që në vetvete arrijnë ta kuptojnë se ka nevojë të kenë punonjës që bëjnë punën, por jo të jenë në vëzhgim në zyrë. Ato janë punë që bëhen me laptop me vete. Laptopin ti mund ta marrësh kudo dhe bëhet më e thjeshtë në këtë mënyrë edhe për të parë realisht që puna po bëhet dhe ka rezultat, ka produktivitet, por edhe punonjësi është I kënaqur me këtë mundësinë e të qenit pak më I lirë. Puna hibride monitorohetnëpërmjet sistemeve të gjurmimit, që vendos kompania për të parë që ti je realisht online dhe duke punuar”, thotë Hasalla.
Ndër të tjera, Hasalla shpjegon se në vendet e zhvilluara të BE-së, puna hibride po kthehet në normë pasi u jep punonjësve më shumë fleksibilitet, shmang orët e gjata të udhëtimit nga zonat periferike drejt qytetit dhe njëkohësisht ul kostot operative për kompanitë.
Më shumë nxënës në arsimin profesional - AKPA: 19.4% të totalit të regjistrimeve. Drejt objektivit 1 në 3 nxënës deri në 2030
Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive ka bërë të ditur se Arsimi Profesional në Shqipëri po njeh një rritje të vazhdueshme të regjistrimeve, duke......
Çmimi i naftës bie me 5 dollarë/ SHBA-të dhe Irani po i afrohen një marrëveshjeje paqeje
Çmimet e naftës ranë më shumë se 5 dollarë në nivelin më të ulët dyjavor të hënën, ndërsa optimizmi u rrit se Shtetet e Bashkuara dhe Irani po i afrohen një......
FMN thotë se BE duhet të reformohet - “Të përdorë borxhin e përbashkët për të përballuar nevojat e shpenzimeve”
Vendet e Bashkimit Evropian do të përballen me fatura të mëdha për mbrojtjen, energjinë dhe pensionet në 15 vitet e ardhshme, tha Fondi Monetar Ndërkombëtar,......
AAPSK organizon konferencën ndërkombëtare “Nga Konfiskimi tek e Mira Publike”
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) organizoi sot në Tiranë konferencën ndërkombëtare me temë “Nga Konfiskimi tek e......
Gjermania, rekord në dhënien e shtetësisë - Të paktën 309,852 persona morën pasaportë gjermane në vitin 2025
Të paktën 309,852 persona morën pasaportë gjermane në vitin 2025, duke tejkaluar 291,955 natyralizime të vitit të kaluar. Gjermania ka regjistruar rritje të......
Cilat janë qytetet më të lira e më të shtrenjta në Evropë? - Tirana, e treta më e lirë për pushime. Oslo, më e shtrenjta
Një studim i ri ka zbuluar se cilat qytete evropiane ofrojnë vlerën më të mirë për udhëtarët dhe cilat mund t’i bëjnë vizitorët të paguajnë shumë më tepër.......
Shqipëria zgjedh "dramat"/ Si ndryshojnë shijet e europianëve për filma dhe seriale?
Shqiptarët preferojnë dramat më shumë se çdo zhanër tjetër filmash apo serialesh. Kjo është ajo që tregon një analizë mbi platformat streaming, ku Shqipëria......
Çelet fondi i ri prej 49 milionë eurosh nga BE, Rama: Plani i Rritjes bazohet mbi rezultate të certifikuara
Paralelisht me hapjen e fazës përfundimtare të negociatave, Bashkimi Europian ka alokuar një tjetër mbështetje masive financiare për Shqipërinë. Kryeministri......


