Shqipëria Postuar më 24 Mars 2025, 12:18

Menaxhimi i plazheve gjatw sezonit/ Rama: Mbikëqyrje me dron të plazheve, kontroll bizneseve me Inteligjencën Artificiale!

Nga Edel Strazimiri

Menaxhimi i plazheve gjatw sezonit/ Rama: Mbikëqyrje me dron të

Gjatë takimit të zhvilluar sot me sipërmarrës dhe përfaqësues të sektorit të turizmit në Sarandë, kryeministri Edi Rama foli për menaxhimin e plazheve në Shqipëri duke theksuar se vitin e ardhshëm do të ketë një përmirësim të dukshëm, pasi një sërë masash janë marrë për mbikëqyrur hapësirën në plazhe, duke përfshirë një ndarje të qartë midis plazheve private dhe atyre publike.

“Është kjo lufta e vazhdueshme e të gjithëve për të zënë hapësire në kuptimin për të bërë biznes, për të fituar etj. Kjo do të jetë eksperiencë e re këtë vit do të jetë shumë më mirë seç ishte vjet sepse është krijuar një raport i qartë midis plazheve që do të menaxhohen nga strukturat private dhe nga ata plazhe publike, bashkitë kanë marrë përsipër të bëjnë disa gjëra shumë të mira bashkia Lezhë, Vlorës, Durrës, Sarandë. Saranda ka pasur plazh publik historikisht, aty ku ka më shumë hapësira bashkitë do të kenë ofertën e tyre me çadra dhe shezllonë kush do, kush nuk do thjesht të vërë peshqirin, sa i përket Ksamilit që sot është bërë trend botëror”, u shpreh ai.

Ai shtoi gjithashtu se do të nisi edhe përdorimi i teknologjisë në monitorimin e bizneseve dhe kontrollin e transaksioneve. Rama nënvizoi se pas implementimit të fiskalizimit, qeveria po zhvillon një model të ri me Microsoft për përdorimin e Inteligjencës Artificiale (IA) në mbikëqyrjen e biznesit.

“Po bëjnë dhe diçka tjetër që ka të bëjë me biznesin pasi kemi krijuar fiskalizimin, të gjithë ju keni kasën që transmeton në 24 orë çdo transaksion, tani po krijojmë bashkë me Microsoft modelin e IA që do të bëj si të thuash atë që sot e bëjnë fizikisht inspektorët për të parë nëse t’i e ke shkelur kasën, atë butonin në mënyrë të rregullt apo ke bërë hile, modeli është duke u trajnuar dhe rezultate janë fantastike, që do të thotë që gjithë procesi do të jetë i mbikëqyrur në shkallë kombëtare nga një inspektor virtual, kjo do të bëjë që kontrollet ne biznes të jenë minimale dhe që të ardhurat dhe raporti midis biznesit dhe shtetit të jetë shumë transparent”, tha ai.

Rama theksoi po ashtu se qeveria ka bërë një plan për mbikëqyrjen e plazheve me dron.

“Sa i përket plazheve ne do të fillojmë projektin, kemi miratuar financimin me Emiratet e Bashkuara për gjithë mbikëqyrjen e me kamera inteligjente të rrugëve dhe shkollat aty kemi dhe plazhet. Aktualisht kemi bërë plazhin e mbikëqyrjes së plazheve me dron dhe në mënyrë të përditshme dhe do të shohim për mënyrën sesi administrohen plazhet. Po bëjmë disa trajnime të tjera me këta të gjeohapësirës që bëjnë filmimin e dronit e marrin dhe e fusin në atë rrjetën e përllogaritjes së hapësirës që besoj se do të ketë sfida të tjera sa del rregulli del dhe hilja thonë, pro jam I bindur se do jetë shumë më mirë se çfarë ishte”, u shpreh Rama gjatë një takimi me sipërmarrës në Sarandë”, tha Rama.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat