Menaxhimi i mbetjeve/ Kumbaro: Përafrim i kuadrit ligjor me BE-në. Rehabilitimi i Vjosës është qëllimi kryesor!
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro paraqiti sot në Kuvendin e Shqipërisë, projektligjin për të cilin ajo është nismëtare dhe që synon miratimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin “Mjedis i pastër me aftësi ripërtëritëse, Deti Blu”, nëpërmjet të cilit akordohet një financim me shumën 75 milionë e 500 mijë euro.
Ministrja Kumbaro në fjalën e saj, tha se qëllimi i projektit është të reduktojë ndotjen që krijohet nga burimet tokësore drejt mjedisit ujor dhe që përfundojnë në zona të brezit bregdetar jugperëndimor, nga zonat e banuara përgjatë lumit Vjosa, i cili derdhet më pas në Adriatik.
Ministrja nënvizoi faktin se tashmë, “është miratuar plani i menaxhimit të Parkut Kombëtar të Vjosës për të kontrolluar dhe orientuar të gjitha aktivitetet sociale, ekonomike, bujqësore, por edhe për të monitoruar evolucionet që pësojnë ekosistemet natyrore”.
Ministrja pohoi se “ofrimi i shërbimeve publike, si ato të mbetjeve të ngurta dhe shërbimeve sanitare janë të limituara në atë territor, për shkak të të dhënave jo të qëndrueshme të monitorimit të aktivitetit njerëzor të këtyre banesave apo bashkive, “për shkak edhe të një ndërgjegjësimi të ulët që kemi në këtë sektor”.
“Plani i ri i integruar i menaxhimit të mbetjeve 2020-2035 synon të përfshijë parimet e ekonomisë qarkulluese, ndaj fokusi në parandalimin e ndotjes do të përfshijë investime në infrastrukturën gri dhe të gjelbër dhe në kapitalin njerëzor, si edhe në ndryshimin e sjelljes së shoqërisë”.
“Të gjitha këto ndërhyrje do të sjellin pajisje në impiante të ujërave të ndotura në një pjesë të bashkive, por parashikojmë të ndikojmë në rritjen ekonomike të rajonit, duke rritur punësimin, turizmin etj. Projekti do të ketë impakt pozitiv në terma afatgjata, sepse synon përmirësimin e shërbimeve publike bashkiake nëpërmjet menaxhimit të kontrolluar të mbetjeve të ngurta dhe ujërave të ndotur,” tha ajo.
“Ulja e ndotjes në lumin Vjosa është qëllimi kryesor, qoftë nëpërmjet ndërtimit të objekteve të zgjeruara sanitare, të rehabilitimit dhe zgjerimit të kanaleve, të instalimit të sistemeve sanitare në vend, por edhe të sistemeve individuale për të përfshirë të gjithë rrjetin e fshatrave të zonës. Po të kemi parasysh numrin e turistëve, që vizitojnë këto zona, 10-fishohet numri i njerëzve që bashkëveprojnë aty, që nga bujtinat, hotelet dhe strukturat e tjera akomoduese. Ky projektligj ka vlerë, jo vetëm për popullsinë lokale, njësitë e qeverisjes vendore, por edhe për të pasur një turizëm të sigurt dhe të shëndetshëm,” përfundoi Kumbaro.
Sondazh

Informaliteti pagave/ DPT: Mbi 143 mijë punonjës kanë përfituar rritje të pagës!
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se Aksioni i Administratës Tatimore kundër Informalitetit të Pagave ka sjellë rezultate domethënëse, duke ndikuar......

Trump kërcënon me tarifa 100% për të bindur vendet e BRICS që të zëvendësojnë dollarin amerikan!
Presidenti Donald Trump paralajmëroi vendet anëtare të BRICS që të zëvendësojnë dollarin amerikan si monedhë rezervë duke përsëritur një kërcënim prej 100%......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë i paqëndrueshëm duke u blerë sot me 95.3 lekë dhe duke u shitur me 96.6 lekë sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha......

Banka Europiane e Investimeve do të investojë 95 miliardë euro në 2025, por vetëm 2 miliardë euro për mbrojtjen!
Banka Europiane e Investimeve (EIB) synon një investim prej 95 miliardë euro në vitin 2025, duke mbështetur iniciativat që variojnë nga teknologjia e pastër......

BQE ul sërish normat pasi inflacioni i afrohet 2% dhe rritja mbetet e dobët!
Siç parashikuan analistët, BQE uli normat e interesit të enjten pasdite gjatë takimit të saj të janarit. Rrjedhimisht, normat e interesit për lehtësinë e......

Danimarka, në mbrojtje të Groenlandës - 2 miliardë euro për të rritur prezencën ushtarake në arktik
Danimarka do të shtojë prezencën ushtarake në rajonin e Arktikut, duke investuar rreth 2 miliardë euro për të mbrojtur territorin. Ky vendim vjen pas......

Gjermania, pesimiste për të ardhmen - Redukton parashikimin për rritjen ekonomike në 2025
Gjermania ka reduktuar parashikimin e saj për rritjen ekonomike të këtij viti, duke e çuar në 0.3%. Ekonomia gjermane është përballur me sfida të mëdha gjatë......

Nis rehabilitimi i aksit rrugor, Fier-Kthesa e Patosit-Fratar - Balluku inspekton punimet!
Aksi rrugor Fier-Kthesa e Patosit-Fratar po i nënshtrohet një rehabilitimi të plotë. Projekti parashikon, njw ndërhyrje të thellë në rrugën ekzistuese, si......