Shqipëria Postuar më 20 Maj 2025, 13:42

“Memorandum për përmirësimin e auditimit” - Sejko dhe Malaj në Konferencën Rajonale: Të linjëzohemi me praktikat ndërkombëtare

Nga Ledina Elezi

“Memorandum për përmirësimin e auditimit” - Sejko dhe

Nxitja e bashkëpunimit ndërmjet audituesve të brendshëm, të jashtëm dhe autoriteteve, ndarja e ekspertizës ndërmjet tyre, si dhe i praktikave më të mira ndërkombëtare në fushën e auditimit, ishte fokusi i Konferencës Rajonale të Auditimit, e cila bëri bashkë një numër të madh audituesish nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe vendet e tjera të rajonit.

I pranishëm në këtë Konferencë, e cila zhvillohet për herë të parë në Shqipëri, ishte edhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, i cili u shpreh se auditimi i brendshëm ndihmon në identifikimin e hershëm të risqeve, përmirësimin e proceseve dhe mbrojtjen e integritetit institucional.

“Si Guvernator i Bankës së Shqipërisë, dua të ritheksoj angazhimin tonë për të mbështetur zhvillimin profesional të audituesve, për të forcuar standardet dhe promovuar një qasje të integruar në qeverisjen institucionale. Jemi të bindur se vetëm përmes bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet audituesve të brendshëm, të jashtëm dhe autoriteteve mbikëqyrëse, mund të ndërtojmë institucione më të forta, më transparente dhe më të besueshme. Në një kontekst më të gjerë, ku institucionet financiare përballen me sfida të reja si digjitalizimi, rritja e rreziqeve kibernetike, zhvillimet klimatike dhe presionet për qëndrueshmëri, roli i auditorëve – dhe sidomos bashkëpunimi mes tyre dhe autoriteteve rregullatore – mbetet kyç për ruajtjen e qëndrueshmërisë financiare dhe transparencës”.

Nga ana tjetër, Ministri i Financave Petrit Malaj theksoi se do të vendoset një Memorandum me Institutin Shqiptar të Audituesve të Brendshëm për të bashkëpunuar më tepër në drejtim të linjëzimit të praktikave të brendshme të auditimit me ato ndërkombëtare.

“Përgjatë viteve, kemi ndërmarrë përpjekje domethënëse për përmirësimin e sistemit të auditimit të brendshëm në institucionet qeveritare dhe jemi të përkushtuar që të avancojmë efektshmërinë, pavarësinë dhe profesionalizmin e funksioneve të auditimit të brendshëm përmes institucioneve të sektorit publik. Po punojmë bashkë me Institutin Shqiptar të Audituesve të Brendshëm drejt vendosjes së një Memorandumi Formal Mirëkuptimi, i cili do të hapë rrugën për një bashkëpunim afatgjatë, me në fokus ndërtimin e kapaciteteve, iniciativave të përbashkëta dhe linjëzimin e praktikave të brendshme të auditimit me praktikat më të mira ndërkombëtare dhe kërkesat e Bashkimit Evropian. Pavarësia e auditorëve, profesionalizmi dhe përkushtimi, siguron integritet dhe mundëson që institucionet publike dhe organizatat private të operojnë në mënyrë efektive, të përgjegjshme dhe të qëndrueshme”.

Auditimi kontribuon në rritjen e transparencës dhe eficiencës së shpenzimeve publike tha ndër të tjera Malaj.

“Memorandum për përmirësimin e auditimit” - Sejko dhe “Memorandum për përmirësimin e auditimit” - Sejko dhe

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat