Shqipëria Postuar më 11 Prill 2026, 11:29

Mekanizëm i ri për financimin e projekteve publike - Qeveria miraton skemën e re për financimin nga fondet e lojërave të fatit

Nga Ernilda Luzi

Mekanizëm i ri për financimin e projekteve publike - Qeveria miraton

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale tha se është ndërmarrë një tjetër hap konkret për forcimin e financimit në fushën e artit, kulturës dhe sportit, përmes krijimit të mekanizmave të rinj mbështetës për projektet me interes publik.

Këshilli i Ministrave ka miratuar rregullat për ngritjen dhe funksionimin e Këshillit të Mbështetjes së Projekteve pranë Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, një mekanizëm i ri, i cili do të financojë nisma të shumta me interes publik, si një divident direkt në mbështetje të projekteve krijuese, kulturore, sociale e sportive, duke nxitur inovacionin dhe rritur angazhimin e rinisë.

Sipas ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, nisma parashikon më shumë fonde direkte nga burime jashtë tavaneve buxhetore, si dhe rritje të vëmendjes ndaj ekonomisë kreative, turizmit dhe ndërkombëtarizimit. Po ashtu, theksohet rëndësia e politikave dhe praktikave transparente në vendimmarrje.

Ky instrument i ri financiar, pritet të krijojë më shumë mundësi për zhvillimin e ideve dhe aktiviteteve të qëndrueshme në komunitet, duke nxitur inovacionin dhe angazhimin e të rinjve.

Ministri Gonxhja e cilëson këtë si tjetër dëshmi të ndërtimit të një ekosistemi të ri mbështetës për artin, kulturën dhe sportin, ku talenti dhe projektet me ndikim publik do të marrin mbështetjen e nevojshme.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat