Më shumë shqiptarë sigurojnë jetën - Rritet me 13% numri i kontratave. Megjithatë, jo-jeta vijon të dominojë
Në periudhën janar-nëntor të këtij viti, tregu i sigurimeve ka pasur një rritje prej 7.28% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Tregu vazhdon të dominohet nga sigurimet e jo-jetës, të cilat sollën 91.78% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e jetës vetëm 8.19% dhe risigurimi me një përqindje tepër të vogël.
Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 38.82% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 61.18% të totalit të tregut.
Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar – nëntor 2024 kapën vlerën 22 miliardë lekë, rreth 1.5 miliardë lekë më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Gjithashtu, numri total i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në mbi 1.4 milionë në fund të nëntorit, me një rritje prej 8.81% vlerësuar me 9 muajt e parë të vitit 2023.
Pavarësisht se sigurimet e jo-jetës dominojnë, numri i kontratave të sigurimit të jetës ka regjistruar një rritje më të lartë se sigurimi i jo-jetës. Konkretisht, numri i kontratave në sigurimin e jo-jetës pati një rritje me 8.4% në fund të nëntorit, ndërsa për sa i takon sigurimit të jetës, numri i kontratave arriti në mbi 136 mijë duke shënuar një rritje me përafërsisht 13% vlerësuar me janar – nëntor 2023.
Si rrjedhojë, edhe primet e sigurimit vullnetar të jo-jetës kanë pasur një rritje më të vogël se primet e jetës. Kështu, primet e sigurimit vullnetar të jo-jetës patën një rritje me afro 7% kundrejt muajit janar – nëntor 2023, ndërkohë që primet nga sigurimet e jetës arritën në rreth 1.8 miliardë lekë, ose gati 10% më shumë.
Aktualisht, në Shqipëri operojnë 8 kompani sigurimi të cilat ofrojnë shërbimet e sigurimit të jetës dhe jo jetës. Gjatë vitit të ardhshëm pritet të shtohet edhe një kompani e re që do të ofrojë shërbimin e sigurimit të jetës.
Sondazh

Modernizimi i sistemit të thesarit - AKSHI hap tenderin me fond 750 milionë lekë
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka shpallur hapjen e tenderit për përmirësimin e sistemit të thesarit. Fondi limit i përllogaritur është 750......

Mbi 67 mijë fermerë “sigurojnë” paratë - 14 milionë euro shtesë për bujqësinë, 100% disbursim për naftën dhe 7 masat
1.4 miliardë lekë shtesë ka marrë Ministria e Bujqësisë nga qeveria përmes aktit normativ të miratuar së fundmi me qëllim mbulimin e të gjitha kërkesave të......

Banka Qendrore e Turqisë ul normën e interesit - Nis ciklin e lehtësimit për të reduktuar inflacionin
Banka qendrore e Turqisë uli normën bazë të interesit me 250 pikë bazë në 47.5%, duke nisur një cikël lehtësimi që synon të lërë pas trazirat e zgjatura......

“Ndriçohet” rruga e Arbërit dhe Tuneli i Murrizit - OSSH hap tenderin me fond limit 295 milionë lekë
Drejtoria Rajonale e OSSH Tiranë ka shpallur hapjen e tenderit për zhvillimin e rrjetit 20kv për përmirësimin e cilësisë së furnizimit të zonave përgjatë......

Rriten rreziqet për ekonominë globale në 2025 - Pasiguria ekonomike e tensionet gjeopolitike kërcënojnë stabilitetin global
Sipas Bankës Botërore, vendet më të varfra janë në gjendjen e tyre më të keqe ekonomike prej dy dekadash, pasi kanë humbur rimëkëmbjen pas pandemisë. Gjëja e......

Importi i gurëve të çmuar, rekord i ri në Nëntor/ Vlera totale përgjatë 11-mujorit arriti në 6.3 miliardë lekë
Importi i perlave natyrale, gurëve të çmuar dhe bizhuterive arriti rekord të ri në muajin Nëntor të këtij vitit tregojnë të dhënat më të fundit nga......

Kakao, me performancën më të lartë në 2024 - Përbërësi kryesor i çokollatës tejkaloi edhe bitcoin
“Udhëtimi” i kakaos këtë vit dukej se ishte i pafund. Përbërësi kryesor i çokollatës pritet të jetë fituesi më i madh në mesin e mallrave kryesore në vitin......

15 mijë lekë shpërblim për 257 mijë familje në nevojë - Koçiu: Fondi i akorduar nga buxheti i shtetit është rreth 2.1 mld lekë
Në mbledhjen e qeverisë këtë të enjte, u mor vendimi për dhënien e një shpërblimi fundiviti për 275 mijë familje dhe individë të cilët do të përfitojnë 15......