Shqipëria Postuar më 22 Tetor 2025, 14:10

Më shumë shqiptarë po marrin hua te të afërmit - Raporti i BSH: Në 39% të rasteve, ajo deklarohet në formën e parasë në dorë

Nga Ledina Elezi

Më shumë shqiptarë po marrin hua te të afërmit -

Më shumë shqiptarë po marrin hua nga burime joformale, duke kërkuar ndihmë në para nga të afërmit apo miqtë për të mbuluar shpenzimet e tyre për konsum ose blerje banese.

Sipas një raporti të publikuar nga Banka e Shqipërisë, në rreth 47% të rasteve të raportuara, huamarrja e familjeve rezulton në formën e kredisë nga institucione financiare. Rreth 41% e rasteve janë në trajtë kredie bankare dhe 6% janë në trajtë kartash krediti apo overdraft.

Huamarrja në trajtë bankare ka pësuar një rënie me 3 pikë përqindje krahasuar me gjashtëmujorin e dytë 2024, ndërsa huamarrja në trajtë kartash krediti dhe overdraft nuk ka ndryshuar.

Nga ana tjetër, në rreth 39% të rasteve, huamarrja deklarohet në formën e parasë në dorë, duke shënuar rritje me 5 pikë përqindje në terma gjashtëmujorë. Në 13% të rasteve, ajo rezulton në formë malli të papaguar, në rënie gjatë të dy periudhave krahasuese.

Për sa i përket nivelit të të ardhurave dhe shpenzimeve të familjeve huamarrëse, këto të fundit po zhvendosen drejt një niveli më të lartë të ardhurash, ndërkohë që rritja e shpenzimeve është ngadalësuar.

Dy format kryesore të pagesës së huasë vijojnë të mbeten pagesat ‘me shumë të njëjtë çdo 1/3/6/12 muaj (58% e rasteve të huamarrjes), ‘me shumë të ndryshueshme në periudha të ndryshme’ (30% e rasteve të huamarrjes) dhe me ‘shuma të ndryshueshme çdo 1/3/6/12 muaj’ (7% e rasteve të huamarrjes).

Raporti tregon se në 63% të rasteve të huamarrjes rezulton se huaja është e pagarantuar dhe kjo peshë është rritur me 1 pikë përqindje krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar. Nga ana tjetër, pesha e rasteve të huamarrjes së garantuar me një pronë të familjes ka rezultuar në rënie.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat