“Më shumë punësim informal, por tregu formalizohet” - ISHP: 3952 punonjës pa kontrata, u rritën kontributet shoqërore në 2024-ën
Pavarësisht se gjatë vitit të kaluar Inspektorati Shtetëror i Punës kreu 12% më pak inspektime krahasuar me vitin 2023, numri i punonjësve pa kontrata mbeti i lartë.
Të dhënat zyrtare tregojnë se u evidentuan 3,952 punonjës pa kontrata, një rritje prej 37% krahasuar me një vit më parë.
Sipas raportit vjetor të Inspektoratit Shtetëror të Punës, gjatë inspektimeve u identifikuan 2,600 punëmarrës informalë, ose 32% më shumë se vitin e mëparshëm.
Për këta punonjës, marrëdhënia e punësimit u formalizua përmes ndërhyrjeve ligjore të inspektorëve të punës. Si rezultat, formalizimi i tyre solli një kontribut shtesë prej 28.5 milionë lekësh në muaj në skemën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.
Për shkeljet më të rënda, flagrante apo të përsëritura, Inspektorati vendosi 210 gjoba, me një vlerë totale prej 53.79 milionë lekësh.
Kjo përfaqëson një rritje prej 42% në numrin e gjobave dhe një rritje prej 25% në vlerën e tyre, krahasuar me një vit më parë.
Sondazh

32 incidente kibernetike gjatë 2024 - AKSK: Më pak sulme se në vitin pararendës. Shumica kanë qenë DDoS
Gjatë vitit që lamë pas, Autoriteti Kombëtar i Sigurisë Kibernetike ka identifikuar, trajtuar dhe menaxhuar 32 incidente kibernetike, duke ndërmarrë masa për......

Gara për Milot-Balldre mbyllet pa ankesa - Koncesion 35-vjeçar për aksin 17 km. I hapet rruga vlerësimit të ofertave
Gara koncesionare për ndërtimin e aksit rrugor Milot – Balldre është mbyllur pa ankesa për kriteret e tenderit, duke i hapur rrugë shqyrtimit të ofertave dhe......

Rreth 246 mijë emigrantë, votues më 11 maj - Shifrat përfundimtare nga KQZ. 40.6%, nga Italia. U refuzuan 48,180 kërkesa
Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit pritet të votojnë 245,975 persona nga diaspora. Shifra e mësipërme është zyrtarizuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve......

DIVA, 18 milionë euro në arkën e tatimeve - 2024, më shumë të ardhura. Rregulla të reja deklarimi për vitin në vijim
Administrata tatimore ka arkëtuar afro 18 milionë euro nga tatimi mbi Deklaratën Individuale Vjetore të të ardhurave për vitin 2024. Të dhënat zyrtare nga......

Kina “godet” produktet amerikane me 10-15% - Hyjnë në fuqi masat hakmarrëse ndaj administratës Trump
Tarifat 10-15% të Kinës për disa produkte bujqësore amerikane kanë hyrë në fuqi. Kjo është masa e fundit hakmarrëse e Pekinit kundër SHBA-së, që sapo ka......

Argëtimi dhe “veset” kushtuan më shumë në Shkurt/ Norma e inflacionit mbetet në 1.9%, por disa grupe regjistrojnë rritje të ndjeshme
Inflacioni në vend për muajin Shkurt ka ruajtur të njejtën normë prej 1.9% që regjistrohej edhe në muajin e parë të vitit aktual. Por, pavarësisht kësaj, të......

Nga dallon Banka e Zhvillimit prej shoqërive të tjera tregtare? - Do të raportojë direkt në BSH. Këshilli Mbikëqyrës, i pavarur nga shteti
Pas mbylljes së procesit të konsultimit publik, projektligji për Bankën e Zhvillimit është depozituar në Kuvendin e Shqipërisë me disa shtesa dhe ndryshime......

Kinë, tkurren importet në 2025 - Ndikimi i tarifave të Trump në tregun kinez
Importet e Kinës u tkurrën papritur gjatë periudhës janar-shkurt, ndërsa eksportet humbën vrullin, pasi presionet tarifore nga Shtetet e Bashkuara hodhën një......