Më shumë produkte britanike në Shqipëri/ Eksportet totale drejt vendit tonë arritën në 189 milionë paund
Departamenti për Biznes dhe Tregti ka ndarë së fundmi një raport në lidhje me tregtinë e jashtme mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar. Sipas të dhënave, tregtia totale e mallrave dhe shërbimeve (eksportet plus importet) midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë ishte 368 milionë paund në katër tremujorët deri në fund të Marsit të 2025-ës, një rritje prej 12.9% ose 42 milionë £.
Eksportet totale të Mbretërisë së Bashkuar drejt Shqipërisë arritën në 189 milionë £, me një rritje prej 11.8% ose 20 milionë £, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Importet totale të Mbretërisë së Bashkuar nga Shqipëria arritën në 179 milionë £, me një zgjerim prej 14% ose 22 milionë £.
Shqipëria ishte partneri i 117-të më i madh tregtar i Mbretërisë së Bashkuar. Nga të gjitha importet e Mbretërisë së Bashkuar nga Shqipëria, 14 milionë £ (7.8%) ishin mallra dhe 165 milionë £ (92.2%) ishin shërbime. Në të njëjtën periudhë, importet e mallrave të Mbretërisë së Bashkuar nga Shqipëria u ulën me 22.2% ose 4 milionë £ krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa importet e shërbimeve nga vendi ynë u rritën me 18.7% ose 26 milionë £ në çmimet aktuale.
Kjo do të thotë që Mbretëria e Bashkuar raportoi një suficit tregtar total prej 10 milionë £ me Shqipërinë, krahasuar me një suficit tregtar prej 12 milionë £ në periudhën e mëparshme. Në katër tremujorët deri në fund të tremujorit të parë 2025, Mbretëria e Bashkuar pati një suficit tregtar mallrash prej 25 milionë £ me Shqipërinë, krahasuar me një suficit prej 24 milionë £ në katër tremujorët deri në fund të tremujorit të parë 2024.

Vetë-mjaftueshmëria ushqimore, si renditet Shqipëria - Prodhojmë më shumë fruta dhe bulmet por më pak drithëra
Visual Capitalist ka publikuar një studim të revistës shkencore Nature (2025). Ky vlerësim krahason nivelin e prodhimit ushqimor të vendeve me udhëzimet......

Industria evropiane e makinave “nën presion” - Tarifat për automjetet do të mbeten 25%, pavarësisht paktit SHBA-BE
Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të zbatojnë tarifat 25% mbi automjetet evropiane, pavarësisht paktit me BE-në për detyrime 15%. Gjithashtu, paqartësitë vijojnë......

Papunësia në eurozonë, në nivelet më të ulëta - Shtetet e Evropës Jugore udhëheqin rritjen e vendeve të punës
Papunësia në eurozonë ka shënuar nivele të ulëta historike në muajt e fundit. Vendet e Evorpës Jugore si Spanja, Italia dhe Portugalia kryesojnë në zgjerimin......

Rruga e Dukagjinit, punimet e aksit Prekal-Lotaj-Ndërlysaj - Rama: Një ndër segmentet me të rëndësishme të veriut të vendit
Aksi rrugor që lidh Shkodrën me Lekbibaj në Tropojë e në vijim me Bajram Currin, i cili kalon nëpër luginën e Valbonës për të vijuar më tej me Gjakovën në......

Planet e qeverisë, në 2030 të ardhura nga turizmi 6.7 mld euro - “Strategjia Kombëtare e Turizmit 2030”: Ja 6 prioritetet e mëdha!
Qeveria shqiptare ka shpallur ambicjen e saj që në vitin 2030 të ardhurat nga sektori i turizmit në shqipëri të shkojnë rreth 6.7 miliardë euro me një rritje......

Italianët të interesuar për Bazën Detare të Pashalimanit - Synohet ringritja e kantjerit detar për prodhimin e anijeve të Forcës Detare
Investitorë italianë janë të interesuar për të ringritur dhe vënë në funksion Bazën Detare të Pashalimanit. Lajmin e ka bërë të ditur ministrii i mbrojtjes......

Primet dhe kontratat për sigurimet motorike - Rritje të ndjeshme në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025
Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT sektori i sigurimeve motorike në vend ka shënuar rritje të ndjeshme në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025. Primet e......

Të ardhurat nga akciza/ MF: Rritje prej 3,2 miliardë lekë!
Sipas statistikave zyrtare të Ministrisë së Financave, të ardhurat nga akciza për periudhën janar – qershor të këtij viti arritën në 32,1 miliardë lekë, duke......