“Më shumë pensionistë për pushime në Turqi” - Gjinaj: Çmimet e paketave u rritën 30%, por nuk ndaluan kërkesën
Jo vetëm çiftet e reja shqiptarë po bëjnë pushime jashtë vendit, por edhe pensionistët, të cilët edhe me ndihmën financiare të fëmijëve po zgjedhin gjithnjë e më shumë të kryejnë pushimet e tyre kryesisht në Turqi, duke prenotuar në agjencitë turistike.
“Është vënë re një rritje e kërkesave për Antalya nga pensionistët. Kur vijnë, ideja është që pasi kanë dalë në pension, duan një paketë për të shkuar atje si çift, dhe këtë vit ka pasur më shumë kërkesa nga kjo grupmoshë,” shprehet zonja Gjinaj.
Paketat turistike në Turqi këtë vit u rritën me gati 30% sipas të dhënave nga EUROSTAT, por kjo nuk e ndaloi interesin e shqiptarëve për të vizituar vendin. Në rastin e pensionistëve, remitancat që marrin nga familjarët u japin një dorë për të prenotuar pushimet. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, përgjatë tremujorit të parë të vitit, remitancat arritën në 251 milionë euro, duke shënuar rekord.
“Këtë vit, çmimet në Antalya janë rritur me 30% krahasuar me vitet e tjera, por kjo nuk duket se ka ndikuar në zgjedhjen e tyre. Edhe shqiptarët e Kosovës kanë ardhur më pak në Shqipëri dhe kanë preferuar gjithashtu Antalya,” tregon zonja Gjinaj.
Shqiptarët po zgjedhin gjithnjë e më shumë të kryejnë pushimet jashtë vendit. Sipas të dhënave nga INSTAT, në muajt qershor dhe korrik janë regjistruar plot 1.5 milionë dalje nga vendi.

TAP transporton 50 mld metër kub gaz në Evropë - Moment historik për gazsjellësin, që rrit sigurinë energjetike të kontinentit
Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) ka transportuar 50 miliardë metra kub gaz natyror në Evropë, që nga fillimi i operacioneve tregtare rreth 5 vjet më parë.......

Tarifat e telefonisë fikse pritet të ulen - AKEP: Kostoja e terminimit në këto rrjete do të jetë 0.07 lekë/min
Së shpejti pritet të ulen tarifat e telefonisë fikse në Shqipëri. Në një dokument të publikuar për këshillim publik, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike......

Porti i Durrësit, mbi 2 milionë ton mallra në 7 muaj - Bajraktari: 30% më shumë importe, forcim i pozitës portuale
Në periudhën 7-mujore të këtij viti në kalatat e Portit të Durrësit janë përpunuar mbi 2 milionë tonë mallra, duke regjistruar një rritje prej 6,3% krahasuar......

Tërmet me magnitudë 6.0 në Afganistan - Raportohen mbi 800 viktima dhe 2,800 të plagosur
Mbi 800 persona u vranë dhe më shumë se 2,800 u plagosën në një nga tërmetet më të forta në Afganistan, njoftuan autoritetet vendase. Shumë fshatra u......

Tregtia BE-Rusi, në nivelin më të ulët që nga 2002 - Blloku raporton suficit tregtar me Kremlinin pas më shumë se 20 vitesh
Vëllimi i tregtisë midis BE-së dhe Rusisë ra në nivelin më të ulët që nga viti 2002 në tremujorin e dytë të vitit 2025. Për herë të parë në më shumë se 20......

Uji pa të ardhura bie në 61% - ERRU: Treguesi u përmirësua me 3.7%, por mbetet ende sfidë
Niveli i ujit pa të ardhura zbriti në 61%, nga 64.7% që ishte një vit më parë, duke reflektuar një tendencë përmirësimi me 3.7% gjatë vitit 2024. Por, sipas......

Shtrëngohen masat për ndërtimet pa leje - Rastet e shkeljeve/ Nga gjobat, tek dënimi penal dhe konfiskimi i ndërtesave
Kodi i Ri Penal parashikon ashpërsim të masave sa i takon shpërdorimit të tokës dhe ndërtimeve të paligjshme. Konkretisht, në nenin 585 thuhet se “Pushtimi......

Dollari e nis javën negativisht – Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka nisur këtë javë negativisht pas rritjes së lehtë por të vazhdueshme që regjistroi javës që shoi teksa është blerë këtë mëngjes me 82.5......