Më shumë mjete elektrike, më pak ndotje - DPSHTRR: Janar-Maj, u regjistruan gati 5 mijë njësi

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor bën të ditur se gjatë pesëmujorit të parë të vitit janë regjistruar për herë të parë 4.939 mjete plotësisht elektrike (All-Electric), një rritje prej 197% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025. Këto automjete përbëjnë 45.7% të totalit të mjeteve me kilometra zero të regjistruara, duke shënuar një rritje prej 104% në raport me janar-majin e vitit të kaluar.
Nga ana tjetër, shtimi i automjeteve elektrike ka një ndikim të drejtpërdrejtë në mbrojtjen e mjedisit. DPSHTRR thekson se, përdorimi i këtyre mjeteve ka sjellë një reduktim prej 6.519.480 kilogramë dioksid karboni në vit, ekuivalent me 217.316 “mushkëri ambientale” më të pastra.
Ndërkohë, 82.7% e autoveturave të regjistruara për herë të parë i përkasin kategorisë mjedisore Euro 5 e sipër, duke shënuar një rritje prej 13% krahasuar me janar-majin 2025 dhe 24% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2024.
Një tjetër tregues pozitiv lidhet me automjetet e reja Electric Hybrid Plug-in. Të dhënat e DPSHTRR- së tregojnë se 77% e autoveturave me 0 kilometra të regjistruara gjatë kësaj periudhe i përkasin kësaj kategorie, me një rritje prej 28.7% krahasuar me pesëmujorin e parë të vitit të kaluar.
Këto të dhëna evidentojnë një rritje të konsiderueshme të automjeteve elektrike, që reflektojnë një orientim të qytetarëve drejt automjeteve që shkaktojnë më pak ndotje në mjedis.
Investitorët e huaj fokusohen te tregu i pronave - Pasuritë e paluajtshme, financat dhe energjia kryesojnë listën e sektorëve më të financuar
Në krahasim me tremujorin e parë të vitit 2025, Shqipëria ka arritur të tërheqë më shumë investime të huaja edhe në fillim të vitit 2026. Të dhënat më të......
Alarm energjetik në Evropë! - Vala e të nxehtit shkakton rritje të re të çmimeve të energjisë elektrike
Vala e parë e madhe e të nxehtit e kësaj vere po përfshin Evropën, duke prekur tashmë tregjet e energjisë. Sipas një raporti të Bloomberg, çmimet e energjisë......
Rriten eksportet e Kosovës - Zgjerohet tregtia me BE dhe CEFTA
Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se, megjithëse eksportet janë rritur me 15.7 për qind në baza vjetore, importet vazhdojnë të......
“Kërkesë e fortë, ofertë më e shtrënguar për kredi” - Raporti i BEI për bankat e Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore
Bankat në Evropën Qendrore, Lindore dhe Juglindore (CESEE) presin që kërkesa për kredi të mbetet e fortë për bizneset dhe familjet në gjashtë muajt e......
Çmimet e konsumit në të gjithë Evropën - Cilat vende janë më të shtrenjta dhe më të lira?
E njëjta shportë blerjesh mund të kushtojë pothuajse katër herë më shumë, në varësi të vendit ku ndodheni në Evropë. Por cilat vende janë më të shtrenjtat......
“Vendet jashtë euros nuk po përparojnë në anëtarësim” - BQE publikon raportin: Ende larg plotësimit të kritereve
Vendet e Bashkimit Evropian jashtë euros kanë bërë pak ose aspak përparim në konvergjencë vitet e fundit dhe madje edhe Hungaria, vendi që po diskuton më......
Korça "rrëzon" Fierin nga froni i grurit/ Rreth 1 në 4 kg vjen nga qarku juglindor. Prodhimi zbret në nivelin më të ulët
Prodhimi bujqësor në Shqipëri arriti në 9.7 milionë tonë gjatë vitit 2025, ndërsa drithërat vijojnë të mbeten një nga grupet më të rëndësishme të kulturave......
Transporti urban përjashtohet nga detyrimi për POS - Ministria e Financave: Nuk janë të detyruar të pajisen me terminale pagese
Operatorët që ofrojnë shërbimin e transportit publik urban nuk do të jenë të detyruar të pajisen me terminale POS/POI për kryerjen e pagesave elektronike.......



