Më shumë kërkesa për punëtorë të pakualifikuar - Janë 953 vende të lira për gjysmën e pare të gushtit
Në dy javët e para të gushtit, në Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, janë regjistruar gjithsej 953 vende të lira pune. Sipas të dhënave të kategorive, shumica e vendeve të punës kanë kriter kryesor punësimin me kohë të plotë, ndërsa listohen 917 vende pune me kohë të plotë.
Në Shqipëri, një vend pune me kohë të pjesshme ende nuk ofrohet nga shumica e punëdhënësve apo kompanive, ndërsa janë renditur vetëm 17 vende pune të cilët ofrojnë një kontratë pune me kohë të pjesshme.
Por si janë kategorizuar vendet e punës në bazë të arsimit?
Nga lista e punëve që ofrohen, shumica e kompanive kërkon punonjës të pakualifikuar, ku përllogariten 395 vende pune të cilat kriter kanë vetëm arsimin e mesëm të lartë, pra vetëm me gjimnaz. Ndërsa, 341 vende pune, ofrohen për atë kategori punonjësish të cilët kanë arsim 9-vjeçar.
Të kualifikuarit, apo ajo kategori e punonjësve që konsiderohen “truri”, kanë një numër më të ulët të kërkesave, nga ku në 2 javët e para të gushtit kërkesat përllogariten në 121 për të gjithë ata punonjës të cilët janë me Bachelor apo master. Në Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, në kategorinë e punonjësve të cilët kanë arsim profesional, përllogariten vetëm 90 në total.
Për t’u ndalur në llojet e profesioneve, kryesojnë kërkesat për kamarierë nga ku përllogariten 70, kërkesat për inxhinierë përllogariten në 23, 21 përkatësisht për kuzhinierë dhe sistemues malli, 10 për ekonomist etj.

Bypass-i i Tiranës, dalin kostot për 8.5 km e parë - ARRSH shpall fituesit për segmentin Kashar-Nyja Vaqarr, do kushtojë 5.9 mld lekë
Ndërtimi i 8.5 kilometrave të parë të bypass-it të Tiranës do të kushtojë rreth 4.9 mld lekë, pa TVSH apo rreth 5.9 mld lekë, duke përfshirë Tatimin mbi......

Mallra të shtrenjta në valixhe? - Rastet kur duhet të deklaroni në kufi dhe kur jeni të përjashtuar
Qytetarët shqiptarë apo turistët që vijnë nga një vend tjetër dhe hyjnë në territorin e Shqipërisë si përmes aeroportit ashtu edhe në rrugë tokësore apo......

Përshkallëzohen protestat në Serbi - Sulmohen zyrat e partisë në pushtet dhe kërkohet dorëheqja e Vuçiç
Protestuesit kundër qeverisë sulmuan zyrat e Partisë Progresive Serbe (SNS) në qytetin verior të Novi Sadit, ndërsa të tjerë u përplasën me policinë dhe......

Reshjet e shiut ndihmuan në shuarjen e zjarreve - Gjatë 24 orëve të fundit u raportuan 28 vatra, 3 janë ende aktive
Në 24 orët e fundit ka pasur një përmirësim të dukshëm të situatës nga zjarret në vend. Sipas njoftimit nga Ministria e Mbrojtjes dhe Emergjencat Civile,......

Si është mbyllur kjo për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë në rënie duke humbur pikë nga dje teksa është blerë sot me 82.3 lekë dhe është shitur me 83.7 lekë sipas kursit të......

Serbia e Kroacia më të rëndësishme se Rusia për tregun gjerman - Tregtia gjermane me Rusinë në rënie, me vendet ballkanike po rritet.
Rusia dikur ishte një nga partnerët më të rëndësishëm tregtarë të Gjermanisë, por që nga pushtimi i Ukrainës dhe vendosja e sanksioneve të BE-së, tregtia ka......

Një takim, dy perspektiva të ndryshme - Sot në mbrëmje Trump takohet me Putin në Alaskë
Ndërsa ka nisur numërimi mbrapsht për takimin shumë të pritur midis Donald Trump dhe Vladimir Putin në Alaskë, Moska dhe Uashingtoni po dërgojnë mesazhe......

BE, rekord kërkesash për të luftuar zjarret - Arrijnë të njëjtin nivel me totalin e verës së 2024
Kërkesat për solidaritet nga Bashkimi Evropian për të luftuar zjarret në pyje kanë arritur këtë javë në të njëjtin nivel me totalin e gjithë sezonit të......