Shqipëria Postuar më 23 Dhjetor 2024, 11:21

Më shumë hua për investime në teknologji - Kolaterali, ndër pengesat kryesore për aprovimin e kredisë

Nga Ledina Elezi

Më shumë hua për investime në teknologji - Kolaterali,

Shumica e bizneseve marrin kredi për të realizuar investime në teknologji. Ngjashëm me kompanitë e huaja, së fundmi edhe bizneset shqiptare po drejtohen për nga inovacioni dhe përmirësimi i teknologjisë, pasi makineritë dhe pajisjet e reja mund të reduktojnë kostot në një periudhë afatgjatë dhe të shkurtojnë kohën e realizimit të proceseve të ndryshme të punës.

Sipas një anketimi të realizuar nga Këshilli i Investimeve me bizneset dhe bankat, kompanitë e mëdha kanë më shumë gjasa të përqendrohen në teknologji dhe pasuri të paluajtshme, ndërsa ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme i japin përparësi nevojave operacionale dhe inovacionit.

Nëse analizojmë përdorimin e kredisë sipas sektorëve, vërehet se sipërmarrjet që fokusohen te turizmi kërkojnë kryesisht financim për ndërtime të reja, ndërsa sektori i ndërtimit fokusohet në financimin e inventarit dhe teknologjisë. Gjithashtu, sektori industrial dhe i bujqësisë, kërkojnë financim nga bankat për teknologjinë, inventarin dhe zhvillimin e ideve të reja të biznesit.

Por, cilat janë problematikat që ndeshin bizneset në kreditim?

Si nga këndvështrimi i bankave, ashtu edhe nga ai i bizneseve, kolaterali vazhdon të mbetet pengesa kryesore për aprovimin e një kredie.

Sipas bankave, çështjet me regjistrimin e pronës, për shembull vonesa në rifreskimin e certifikatave të pronësisë, përgjigje e paqartë zyrtare në lidhje me plotësimin e dokumentacionit, mungesa e kolateralit, nivele të larta të kredive të vonuara, shifra të dyfishta të raportimit financiar dhe edukim joadekuat financiar, pengojnë rritjen e kreditimit për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme.

Në anën tjetër, normat e interesit, kolaterali dhe transparenca konsiderohen si faktorë kyçë kritikë që ndikojnë në vendimet e kreditimit nga këndvështrimi i bizneseve.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat