“Më shumë aplikime në inxhinieri dhe informatikë”/ Xhelaj: Mjekët, policët, dhe arkitektët e ardhshëm, mbyllin regjistrimet

Mbi 50% e maturantëve kanë mbyllur regjistrimet në degët e universiteteve. Në një intervistë për Scan TV kreu i Rrjetit Akademik Shqiptar, Arjan Xhelaj listoi programet të cilat kanë përfunduar kuotat.
“Kemi tre progame të cilat janë ezauruar dhe kryesisht janë ato programe që kanë konkurs, mjeksia e përgjithshme dhe është realizuar 100% në dyfazat e para. Arkitektura u ezaurua si numër kuotash, dhe ajo me konkurs dhe dega e akademisë së sigurisë, u ezaurua në 100%.”
Por si është tendenca, cilët janë degët më të lakmuara të këtij viti akademik?
“Tendenca është gjithmonë ajo e aplikimit. Duke pasur parasysh që maturantët aplikojnë aty ku duan të regjistrohen. Duke qenë se është bërë trendi që pas pandemisë, dy grupimet më të mëdhaja të studimeve, që është fusha e shëndetësisë ku hyn mjekësia e përgjithshme, stomatologjia, farmaci, dhe të gjithë degët e tjera, dhe infermieria sidomos, dhe grupimi i degëve të IT, tekonologjia e informacionit, informatikë, degë të ndryshme, por edhe degët inxhinierike, këto dy grupime mbajnë peshën. Të dyja janë mbi 30%. Këtë vit patëm më shumë aplikime në informatikë dhe inxhineri, krahasuar me mjeksinë, por me një përqindje minimaliste."
Sipas Xhelajt, ky vit duket me ecuri pozitive, ndërsa mbi 50% e maturantëve kanë mbyllur procesin e regjistrimeve të degëve.
“Ecuria mund të themi ka qenë e mirë, mund të ketë qendë një nga ecuritë më të mira, të viteve të fundit. Duke qenë se jemi pa filluar akoma mesin, e raundit, jemi vetëm në fazën e tretë, dhe sapo kemi kaluar 50% e regjistrimeve të maturantëve. Që do të thotë ata maturantë që aplikuan me formularin A2, mbi 50% e kanë bërë tashmë zgjedhjen e tyre. Prekim që kjo ecuri të vazhdojë. Nga vitet e kaluara, kemi pasur gjithmonë një numër diku mbi 75% të maturantëe të cilët regjistrohen që në fund të raundit të parë.”
Sa para qarkullojnë në Shqipëri? BSH: Sasia është rritur me 15% që prej vitit 2022
Paraja që qarkullon në Shqipëri ka arritur një shifër rekord prej 903 miliardë lekësh në muajin korrik, ndërsa në një hark kohor prej 3 vitesh ka pësuar një......
Zjarret, si do të dëmshpërblehen blegtorët? Kullolli: 40 grupe në terren. Është bërë evidentimi i dëmeve
Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve me anë të 40 grupeve të veterinerëve të shpërndarë në të gjithë territorin e vendit, ka bërë......
Reforma e ujit, si u krijuan shoqëritë rajonale? Synimi, rritja e cilësisë së shërbimit dhe qëndrueshmërisë financiare të kompanive
Reforma e fundit në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve nisi në maj 2022. Sipas parashikimeve, nga një sistem i shpërndarë në 58 shoqëri pranë 61 bashkive,......
Ngrihet operatori kombëtar i ujit/ Rama: Strukturë, për të garantuar efikasitet të sektorit. Balluku: Si do funksionojë
Nga janari 2026 do të jetë funksional Operatori i Ujit, një strukturë e re kombëtare me fokus menaxhimin e të gjitha burimeve ujore në vend, për të garantuar......
Si u rikthye turizmi në trajektore rritëse? Euro ndihmoi shqiptarët për pushime jashtë vendit
Turizmi global është rikthyer fuqishëm në trajektore rritëse, duke rikuperuar plotësisht efektet e pandemisë. Rritja e kërkesës ndërkombëtare ka sjellë një......
Bashkitë, 36 milionë euro borxhe për të shlyer/ Nga Tirana, në Cërrik. Cilat njësi mbajnë më shumë detyrime?
Në gjysmën e parë të vitit borxhet e mbartura të bashkive kundrejt kompanive që kryejnë punë publike por edhe qytetarëve regjistrohen në vlerën e 3.6......
Krijohet Operatori Kombëtar për Prodhimin e Ujit
Kryeministri Edi Rama dhe zv/kryeministrja, njëkohësisht ministre e Infrastrukturës dhë Energjisë, Belinda Balluku, prezantuan Operatorin Kombëtar të Ujit.......
A do të rriten taksat për të pasurit në Gjermani? Ideja e ministrit të financave kundërshtohet nga kancelari Merz
Partitë e koalicionit në Gjermani po zhvillojnë një debat të brendshëm, në lidhje me mënyrat e financimit të deficitit buxhetor, që llogaritet në rreth 30......





