Shqipëria Postuar më 27 Nëntor 2024, 10:56

Më pak transaksione me aplikacionet e bankave - BSH: Vlera e veprimeve me home banking ra me 5.6% në shtator

Nga Ledina Elezi

Më pak transaksione me aplikacionet e bankave - BSH: Vlera e veprimeve me

Shqiptarët po kryejnë gjithnjë e më pak transaksione përmes aplikacioneve të bankave. Të dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se gjatë muajit shtator u realizuan rreth 800 mijë transaksione me home banking ose 0.3% më pak se në gusht. Pas arritjes së shifrës rekord prej 878 mijë veprimesh bankare në muajin korrik, trendi rënës filloi në gusht, për t'u thelluar më pas në shtator.

Me rënien e numrit, edhe vlera e transaksioneve ka qenë më e ulët. Konkretisht, vlera e veprimeve bankare me home banking ka rënë me 5.6%. Rënia më e madhe në vlerë, sesa në numër, tregon gjithashtu se shumat e paguara përmes aplikacioneve bankare kanë qenë më të vogla në shtator.

Në fund të nëntëmujorit, totali i numrit të transaksioneve ka arritur në gati 6.8 milionë, ndërkohë që vlera e veprimeve rezulton në 1.7 miliardë lekë.

Pavarësisht se muaji gusht dhe shtator kanë pasur një bilanc negativ për sa i takon numrit dhe vlerës së transaksioneve të realizuara me home banking, viti 2024 nuk ka mbaruar akoma, që nënkupton se me 3 muajt e fundit të vitit parashikohet të tejkalohet rekordi i vitit të kaluar prej 7.6 milionë transaksionesh dhe një vlerë prej 2 miliardë lekësh.

Home banking i referohet kryerjes së transaksioneve nga shtëpia përmes aplikacioneve të bankave, për të kryer transferta parash, paguar taksat, faturat e energjisë elektrike, ujit, të telefonit, gjobat e policisë, pagesat e kartës së kreditit dhe të tjera, pa qenë nevoja e paraqitjes në degët fizike të bankave.

 

Sondazh

Poll
Shqipëria 27 Nëntor Edel Strazimiri

Sa këmbehen sot valutat e huaja?

Dollari amerikan ka humbur pikë këtë mëngjes nga rritja e djeshme duke u blerë sot me 92.9 lekë dhe duke u shitur me 94 lekë sipas kursit të këmbimit......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat