Më pak nxënës në një grup - Ndryshojnë rregullat për klasat e bashkuara

Në shkollat ku numri i nxënësve është i ulët, mënyra si do të organizohen klasat pritet të ndryshojë nga ky vit shkollor. Ministria e Arsimit ka miratuar rregulla të reja për shkollat me pak nxënës, duke ndërhyrë veçanërisht te klasat e bashkuara, aty ku fëmijë të grupmoshave të ndryshme zhvillojnë mësim së bashku për shkak të numrit të vogël të tyre. Deri më tani, në arsimin fillor, kur në klasat e para deri në të pesta kishte gjithsej nga 21 deri në 50 nxënës, ata mund të organizoheshin në tre klasa të bashkuara.
Me rregullat e reja, kjo skemë ndryshon. Kur numri i nxënësve është nga 21 deri në 30, do të vijojnë të funksionojnë tre klasa të bashkuara, ndërsa kur numri shkon nga 31 deri në 50, nxënësit do të ndahen në katër klasa. Kjo do të thotë më pak fëmijë të klasave të ndryshme brenda të njëjtit grup mësimor dhe më shumë mundësi që mësimi të zhvillohet sipas nivelit të tyre.
Ndryshime ka edhe për drejtimin e shkollave të vogla. Pragu për emërimin e një drejtori ulet nga më shumë se 80 nxënës në më shumë se 60. Kjo do të thotë se edhe shkolla më të vogla, të cilat deri tani nuk e plotësonin këtë kriter, mund të kenë drejtim të posaçëm. Udhëzimi prek edhe ngarkesën e mësuesve. Për disa lëndë përcaktohen norma të reja mësimore, ndërsa mësuesit që mbajnë edhe role të tjera brenda shkollës, si koordinimi i cilësisë, këshillimi i karrierës apo drejtimi i ekipeve lëndore, do të kenë më pak orë mësimi në javë.
Rregullat e reja vijnë në një kohë kur numri i nxënësve në vend po bie nga viti në vit, një fenomen që ndihet më fort në zonat rurale, ku disa shkolla funksionojnë me klasa të vogla ose të bashkuara.
991 subjekte nën kontroll gjatë korrikut - Inspektoriati i Punës vendos 970 masa administrative
Mbi 990 subjekte janë inspektuar gjatë muajit korrik 2026, në kuadër të kontrolleve për respektimin e legjislacionit të punës. Sipas të dhënave mujore nga......
SHBA dhe Irani rifillojnë sulmet ushtarake - Çmimet e naftës u tregtuan me gati 2% më shumë
Çmimet e naftës u tregtuan me gati 2% më lart të hënën, pasi SHBA-të sulmuan një ishull iranian në Ngushticën e Hormuzit dhe Teherani u kundërpërgjigj,......
Si është mbyllur ky muaj për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka mbyllur muajin gusht negativisht duke mos arritur të rikuperojë humbjen që pësoi përgjatë kësaj periudhe teksa është blerë sot me 79.3......
Kostoja e luftës në Iran arrin në 2,400 paund - Analiza për familjet në Mbretërinë e Bashkuar deri në fund të vitit 2027
Familjet në Mbretërinë e Bashkuar do të kenë pësuar një goditje financiare prej mesatarisht 2,400 paund nga lufta në Iran deri në fund të vitit 2027, tregon......
Meloni, gati të vendosë një rekord - Të premten, qeveria e saj bëhet më jetëgjata në historinë e Italisë
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, pritet të arrijë një moment historik të premten (4 shtator), kur qeveria e saj bëhet më jetëgjata në historinë e......
Evropa, në gatishmëri përpara dimrit - Objektet e magazinimit të gazit natyror po zbrazen
Evropa po përballet me një problem të ri energjetik, ndërsa dimri po afron dhe rezervat e gazit natyror mbeten në nivele veçanërisht të ulëta. Lufta në......
Ende shumë larg eurozonës - Raporti i BQE: Nuk po bëhet shumë përparim në anëtarësim
Vendet e Bashkimit Evropian jashtë euros kanë bërë pak ose aspak përparim në konvergjencë vitet e fundit dhe madje edhe Hungaria, vendi që po diskuton më......
Islanda i thotë “jo” BE-së - Referendumi rrëzon rihapjen e negociatave
Islandezët kanë votuar kundër rihapjes së bisedimeve për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian, duke i dhënë fund, të paktën për momentin, përpjekjes......

