Më pak makina në kufi, më pak të ardhura për siguruesit - AMF: Rënia e hyrje-daljeve apo çmimeve ndikojnë Kartonin Jeshil dhe sigurimin kufitar

Kompanitë e sigurimit nuk po arkëtojnë shumë të ardhura nga produkti i Kartonit Jeshil dhe sigurimit kufitar. Për të disatin muaj radhazi, gjithnjë e më pak prime të shkruara bruto janë shënuar nga sigurimi i automjeteve me targa të huaja që qarkullojnë brenda territorit të Shqipërisë dhe sigurimit me Karton Jeshil për automjetet me targa shqiptare që dalin jashtë vendit tonë, ndërsa MTPL e brendshme vijon të kapë shifra rekord.
Të dhënat më të fundit nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare tregojnë një ulje me 1% të primeve të shkruara bruto për Kartonin Jeshil në tremujorin e parë të këtij viti dhe një rënie me 2.7% të atyre për sigurimin kufitar krahasuar me tremujorin e fundit të vitit të kaluar. E thënë me fjalë të tjera, primet e mbledhura nga Kartoni Jeshil ranë në 460 mijë lekë nga 464 mijë lekë që ishin më parë, ndërsa ato të sigurimit kufitar në 55 mijë lekë nga 56 mijë lekë.
Por cilët janë faktorët që mund të kenë ndikuar në këtë rënie të vazhdueshme?
Në krahasim me fundin e vitit të kaluar, hyrje-daljet me makinë janë pakësuar. Pakësimi i hyrje-daljeve, i cili mund të ketë ardhur për shkak të ndikimit që solli lufta në Lindjen e Mesme dhe rritja e çmimit të naftës, ka ulur numrin e udhëtimeve me makinë. Kështu në 3 muajt e parë të këtij viti rezultojnë 500 mijë hyrje më pak se në fundin e vitit të kaluar dhe 300 mijë dalje më pak se në tremujorin e fundit 2025.
Për sa i takon Kartonit Jeshil, më pak të ardhura janë arkëtuar për shkak të uljes së çmimit të tij.
Prej 1 shkurtit të vitit të kaluar, të gjithë makinat që udhëtonin drejt Malit të Zi, përfituan zbritje të çmimit të sigurimit për “Karton Jeshil”. Nga 400€ që ishte primi për 1 vit, tani ata paguajnë vetëm 50€. Ndërkohë, nga 1 prilli, qytetarët shqiptarë fituan edhe mundësinë që të lëvizin drejt Maqedonisë së Veriut me policën e sigurimit “Karton Jeshil” me afat 1-vjeçar, me çmim të reduktuar 50 Euro.
Lufta në Lindjen e Mesme rrit kostot për shqiptarët/ Shtrenjtimi i karburanteve rrit inflacionin, ngjitet në 2.8% në Prill
Pasojat e tensioneve në Lindjen e Mesme kanë nisur të reflektohen edhe në ekonominë shqiptare, duke shtuar presionin mbi koston e jetesës. Inflacioni në......
Bordi i Transparencës ul sërish çmimet e karburanteve, nafta zbret në 193 lekë/litër
Bordi i Transparencës ka vendosur sërish ulje të çmimeve të karburanteve në tregun vendas. Në mbledhjen e zhvilluar më 8 Maj 2026, u miratuan çmimet e reja......
Sa pritet të fitojnë pronarët e Airbnb në Shqipëri gjatë 2026-ës? Vilat me pamje nga deti në jug po arrijnë deri në 4 mijë euro të ardhura mujore
Tregu i qirave afatshkurtra përmes platformave Airbnb po fiton gjithnjë e më shumë peshë në Shqipëri, duke u kthyer në një nga format më fitimprurëse të......
Siguria në Korridorin VIII dhe Adriatiko-Jonian - Komuniteti i Transportit, studim për zonat e pushimit dhe parkimet
Komuniteti i Transportit do ndërmarrë një studim rajonal për vlerësimin e gjendjes aktuale të zonave të pushimit dhe parkimeve të sigurta përgjatë rrjetit......
Anëtarësimi në BE, sa ka avancuar Shqipëria? - Mblidhet Këshilli i Integrimit/ Dhuka: Kemi marrë 101 piketa mbyllëse
Shqipëria po avancon me plotësimin e detyrave të lëna nga Komisioni Europian në kuadër të procesit të integrimit. Në takimin e radhës të Këshillit Kombëtar......
Legalizimet, 3224 qytetarë marrin aktet e pronësisë - ASHK: Dokumentet me vulë digjitale në e-Albania
Kadastra Shqiptare bën të ditur se gjatë muajit Prill janë miratuar 3224 vendime legalizimi për qytetarët në të gjithë vendin, në kuadër të procesit të......
Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë pozitivisht duke regjistruar kështu një rritje të lehtë të vlerës në raport me ditën djeshme teksa është blerë......
Praktikat më të mira për administrimin e pasurive të paligjshme, AAPSK bashkëpunon me Italinë
Në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe shkëmbimit të praktikave më të mira në administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara,......


