Shqipëria Postuar më 27 Nëntor 2024, 14:38

Më pak kredi për biznese të reja - Sipas Bankës së Shqipërisë, stoku i huasë është në rënie

Nga Hamit Yzeiraj

Më pak kredi për biznese të reja - Sipas Bankës së

Individët dhe bizneset kanë nisur të marrin gjithnjë e më pak hua për të hapur një biznes të ri.

Të dhënat e fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se huaja totale për hapjen e një biznesi të ri është ulur në mënyrë të ndjeshme gjatë tre muajve të fundit.

Nga 33 miliardë lekë në muajin gusht, kjo shifër ka rënë në rreth 16 miliardë lekë gjatë muajit të kaluar.

“Shifrat tregojnë se ngjallja e besimit për këto kategori është gjithmonë në rënie. Janë disa kushte ekonomiko-sociale që i kanë detyruar individët dhe bizneset të mos kenë më vrullin për të hapur biznese të reja,” shprehet Erjola Hoxha, eksperte ekonomie.

Nga ana tjetër, stoku i huasë për hapjen e një biznesi të ri nga individët ka shënuar një ulje të vazhdueshme gjatë 10 muajve të parë të këtij viti.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, ndryshimi në përqindje krahasuar me fillimin e vitit është rreth -10%.

“Faktorët ekonomiko-socialë kanë hasur ndryshime përgjatë 4 viteve të fundit për sa i përket çeljes së bizneseve të reja. Ata kanë patur gjithashtu një nivel paqëndrueshmërie për sa i përket nivelit të taksave që këto biznese kanë, nga një vit në vitin tjetër,” tregon zonja Hoxha.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, situata është e ngjashme edhe në valutën e euro dhe dollar, ku treguesit janë pothuajse të njëjtë.

 

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat