Shqipëria Postuar më 17 Dhjetor 2024, 10:45

Më pak humbje energjie në rrjet - OSHEE: 5.6 mln euro kursim. Në janar-shtator niveli i humbjeve arriti 17.23%

Nga Ola Mitre

Më pak humbje energjie në rrjet - OSHEE: 5.6 mln euro kursim. Në

Niveli i humbjeve në rrjetin e shpërndarjes për 10 - mujorin e këtij viti u regjistrua në 17.27%, apo 1.43 % më pak se e njëjta përiudhë e vitit 2023, kur përllogariteshin në 18.70%. Sipas të dhënave të publikuara nga Enti Rregullator i Energjisë, përgjatë periudhës janar – tetor të këtij, gati 1.1 mln mWh humbi në rrjet.

Humbjet e energjisë në rrjet vijnë për 2 arsye. E para lidhet me rrjetin e amortizuar, që konsiderohen si humbje teknike e që përbëjnë dhe sasinë më të madhe të humbjeve. Për 10-mujorin, si pasojë e humbjeve teknike në rrjet humbën 789,115 mWh energji.

Arsyeja e dytë përfshin humbjet joteknike apo thënë ndryshe vjedhjet, teksa për periudhën janar – tetor të këtij viti sasia e tyre arriti në 354,175 mWh. 

Gjatë këtij viti janë raportuar një sërë investimesh në rrjet, çka mund të kenë ndikuar në përmirësimin e humbjeve, por edhe aksionet për ndërprejen e lidhjeve të paligjshme nga OSHEE nuk kanë munguar.  Ndërkohë që, përmirësimi i këtij treguesi sjell përfitime financiare për Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, pasi nuk duhet të shpenzojë për blerje energjie.

Ndërkaq, vetë OSHEE ka bërë publik objektivin për uljen e sasisë së energjisë që humbet në rrjet në 17.93%, deri në fund të këtij viti. Ky target konsiderohet ambicioz, duke marrë në konsideratë se tejkalon objektivat e vendosur nga qeveria për reduktimin e humbjeve.

 

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......