Më pak humbje energjie në rrjet - ERE: Në vitin 2025 niveli i humbjeve në shpërndarje arriti në 16.96%

Niveli i humbjeve në rrjetin e shpërndarjes për vitin 2025 u regjistrua në 16.96%, apo gati 1 % më pak se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, ku humbjet përllogariteshin në 17.93%. Të dhënat janë publikuar nga Enti Rregullator i Energjisë, që tregojnë tendencën rënëse të raportuar edhe gjatë muajve të mëparshëm.
Humbjet e energjisë në rrjet vijnë për 2 arsye. E para lidhet me rrjetin e amortizuar, që konsiderohen si humbje teknike e që përbëjnë dhe sasinë më të madhe të humbjeve, ndërsa për t’i reduktuar nevojiten investime në rrjetin elektrik. Ndërkohë që, arsyeja e dytë përfshin humbjet joteknike apo thënë ndryshe vjedhjet. Për të reduktuar këtë tregues ndërmerren kontrolle për abuzime me energjinë elektrike tek subjekte të ndryshme në vend.
Sipas planit të rishikuar nga Këshilli i Ministrave, viti 2025 duhej të mbyllej me një nivel humbjesh prej 18.1%, çka tregon një tejkalim tejet të lehtë të planit, ndërsa në vitin 2026 humbjet duhet të jenë në nivelin 17.8%. Ndërkohë, sipas programit qeverisës 2025 -2029 synimi është që brenda 4 vitesh humbjet e energjisë në shpërndarje të ulen në më pak se 12%. Sipas programit, ky rezultat do të arrihet duke u bazuar në teknologjitë e reja të matjes.
Humbjet e larta në rrjetin elektrik pasohen me fatura të larta për kompanitë publike të energjisë, ndaj dhe reduktimi do të sillte shëndoshjen e bilanceve të tyre financiare e rrjedhimisht rritjen e investimeve, por edhe politika për uljen e çmimit të energjisë.
Harta e rrezikut të investimeve, si renditet Shqipëria? Vendi pozicionohet ndër ekonomitë më të qëndrueshme në rajon
Visual Capitalist ka publikuar një studim në lidhje me vendet që paraqesin rrezikun më të madh për investime. Sipas të dhënave, hendeku midis ekonomive është......
Ndryshohet ligji për kontabilitetin - Financat: Më shumë kontroll për kompanitë e mëdha, synohet transparencë
Ministria e Financave ka propozuar disa ndryshime në ligjin “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, me synim përmirësimin e cilësisë së raportimit......
Italia zgjat uljen e akcizës së karburantit - Vendimi i qeverisë, deri më 1 maj 1 litër do të kushtojë 24,4 cent më pak
Ulja e akcizës së karburantit në Itali, e miratuar më 18 mars për të kontrolluar çmimet, përfundon më 7 prill. Ndërkohë, Qeveria të premten e zgjati uljen......
62 ankesa për prokurimet publike në janar - Buletini i KPP: Shumica e tyre lidhen me vlerësimin e ofertave
Buletini i muajit të parë i Komisionit të Prokurimit Publik evidenton një numër të konsiderueshëm ankesash për procedurat e tenderimit, duke nxjerrë në pah......
7.6 miliardë lekë për personat me aftësi të kufizuara - Synohet punësim, aksesueshmëri dhe jetesë e pavarur
Personat me aftësi të kufizuara vijojnë të mbeten një nga grupet më të ekspozuara ndaj përjashtimit social dhe ekonomik në vend. Ministria e Shëndetësisë dhe......
Sa ton ar zotëron Banka e Shqipërisë? Rreth 1.54 gram për frymë në 2025. Jemi ndër vendet e fundit në Europë
Të dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë, të përfshira në raportin vjetor për vitin 2025 tregojnë se totali i rezervës valutore të vendit fiksohet në 7.3......
Donald Trump i rikthehet tarifave tregtare - Deri në 100% për ilaçet e importuara. Modifikon ato për metalet
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nënshkroi vendosjen e tarifave shtesë për produktet farmaceutike të importuara dhe ndryshimin e tarifave ekzistuese për......
Si është mbyllur kjo javë ‘e trazuar’ për valutat kryesore?
Dollari amerikan pas luhatjesh dhe ulje ngritjesh të vazhdueshme përgjatë kësaj jave e mbyll këtë periudhë negativisht duke humbur pikë nga dita e djeshme......


