Shqipëria Postuar më 18 Shkurt 2025, 10:51

Më pak humbje energjie në rrjet - ERE: Gjatë vitit 2024 niveli arriti në 17.93%. Rriten edhe arkëtimet

Nga Dorian Koça

Më pak humbje energjie në rrjet - ERE: Gjatë vitit 2024 niveli

Niveli i humbjeve në rrjetin e shpërndarjes së energjisë gjatë vitit të kaluar u regjistrua në 17.93%, ose rreth 1% më pak se viti paraardhës, ku humbjet përllogariteshin në 18.9%. Të dhënat janë publikuar nga Enti Rregullator i Energjisë, që tregojnë tendencën rënëse të raportuar vit pas viti.

Shifra e mësipërme është në linjë me objektivin e vendosur nga vetë Operatori i Shpërndarjes në fillim të vitit të kaluar për uljen e sasisë së energjisë që humbet në rrjet. Ky target u konsiderua ambicioz, duke marrë në konsideratë se tejkalon objektivat e vendosur nga qeveria për reduktimin e humbjeve.

Sipas planit të rishikuar nga Këshilli i Ministrave, viti 2024 duhet të mbyllej me një nivel humbjesh prej 18.5%, apo 0.57% më shumë nga objektivi i OSHEE. Po ashtu, sipas këtij plani, në vitin 2025 humbjet duhet të jenë në nivelin 18.1%, ndërsa në 2026-ën 17.8%.

Humbjet e energjisë në rrjet vijnë për dy arsye. E para lidhet me rrjetin e amortizuar, që konsiderohen si humbje teknike, ndërsa e dyta përfshin humbjet joteknike apo thënë ndryshe vjedhjet. Gjatë këtij viti janë raportuar një sërë investimesh në rrjet, çka mund të kenë ndikuar në përmirësimin e humbjeve, por edhe aksionet për ndërprejen e lidhjeve të paligjshme nga OSHEE nuk kanë munguar.

Nga ana tjetër, viti që sapo është mbyllur ka regjistruar një nivel të lartë të arkëtimeve të energjisë prej 100,5%.

Sipas të dhënave nga Enti Rregullator energjia e prodhuar gjatë vitit 2024 arriti në 7,836,625 mWh, ku pjesa më e madhe vjen nga burimet hidrike. Ndërkohë, që parqet fotovoltaike gjeneruan një rekord prej 489 mijë mWh, që zë rreth 16% të prodhimit total.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat