Shqipëria Postuar më 20 Mars 2025, 11:04

Më pak CO2, më shumë ajër të pastër - Janar-shkurt, 77% e mjeteve te reja janë elektrike

Nga Ernilda Luzi

Më pak CO2, më shumë ajër të pastër -

Mjetet green po vijojnë të rrisin bindshëm dominancën e tyre në qarkullimin rrugor në Shqipëri.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, gjatë periudhës janar- shkurt 2025 janë regjistruar 683 mjete all-electric, me një rritje prej 46% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Po kështu, 38% e mjeteve me 0 Km të regjistruara për herë të parë janë elektrike.

Ndërkohë, flota e mjeteve elektrike ka arritur në 7.061 në shkurt 2025, pra 11% më shumë krahasuar me vitin 2024.

Nga ana tjetër, tendenca pozitive vijon edhe për mjetet electric/hybrid plug- in, ku 77% e autoveturave me 0 km të regjistruara për herë të parë janë electric/ hybrid plug-in, me një rritje prej 37.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor, rritja e regjistrimeve për mjetet green ka sjellë edhe një impak ambiental, ku vihet re se ujanë reduktuar  901.560 kg CO2/vit, që kjo do të thotë 30.052 mushkëri ambientale më të pastra dhe më të shëndetshme.

Gjithashtu, 73.5% e autoveturave të regjistruara gjatë janar-shkurt 2025 janë Euro 5 e sipër, duke përmirësuar cilësinë e ajrit dhe qëndrueshmërinë e transportit në vend.

Shqipëria po ecën drejt një tranzicioni më miqësor me mjedisin, pasi shifrat dëshmojnë për një rritje të interesit për makina ekologjike green, duke përqafuar teknologjitë e pastra në transport.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat