Shqipëria Postuar më 27 Gusht 2026, 10:32

Më pak barriera për profesionistët - Rregulla të reja për njohjen e kualifikimeve me BE-në pas anëtarësimit

Nga Fabjona Pasho

Më pak barriera për profesionistët - Rregulla të reja

Mjekët, infermierët, farmacistët, arkitektët dhe profesionistë të tjerë të rregulluar mund të kenë në të ardhmen procedura më të thjeshta për njohjen e kualifikimeve mes Shqipërisë dhe vendeve të Bashkimit Europian.

Ministria e Arsimit ka nxjerrë për konsultim projektligjin që përafron rregullat shqiptare me sistemin europian për njohjen e kualifikimeve profesionale. Drafti synon të lehtësojë si hyrjen në tregun shqiptar të profesionistëve të kualifikuar në BE, Zonën Ekonomike Europiane dhe Zvicër, ashtu edhe lëvizjen e profesionistëve shqiptarë drejt këtyre vendeve.
Për shtatë profesione sektoriale, si mjekë, infermierë, stomatologë, mami, veterinerë, farmacistë dhe arkitektë parashikohet sistemi i njohjes automatike, kur kualifikimi plotëson kushtet minimale të harmonizuara të formimit.

Për profesionete tjera do të zbatohet sistemi I përgjithshëm I njohjes. Në rast se konstatohet një diferencë e konsiderueshme  mes formimit të aplikantit dhe kërkesave për ushtrimin e profesionit, autoritetet mund të vendosin një peridhë përshtatjeje ose test professional. Projektligji parashikon gjithashtu përdorimin e Kartës Profesionale Europiane, një certifikatë elektronike që vërteton plotësimin e kushteve për ofrimin e shërbimeve ose njohjen e kualifikimit për vendosjen në një shtet tjetër.

Sipas relacionit, sistemi aktual shqiptar nuk është ende plotësisht i përafruar me atë të BE-së dhe sjell burokraci në njohjen e diplomave e certifikatave. Reforma synon të ulë barrierat administrative dhe t’u krijojë profesionistëve akses më të lehtë në tregun europian të punës. Megjithatë, efektet kryesore të këtij regjimi lidhen me anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Vetë dokumentet e reformës përcaktojnë se njohja e ndërsjellë dhe lëvizja e lirë e profesionistëve do të kenë efekt nga momenti i anëtarësimit të vendit.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat