Më pak automjete të vjetra nëpër rrugë - Çregjistrohen 1,761 mjete, ndikim pozitiv për mjedisin e sigurinë

Drejtoria e Përgjitshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor bën të ditur se gjatë muajve janar dhe shkurt të vitit 2026 është rritur numri i automjeteve të vjetra që janë çregjistruar nga qarkullimi. Sipas të dhënave zyrtare, në këtë periudhë janë çregjistruar gjithsej 1.761 mjete, me moshë mesatare prej 22 vitesh. Ndërsa, është shënuar një rritje prej 32.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.
Çregjistrimi i mjeteve të amortizuara është një hap i rëndësishëm jo vetëm për mbrojtjen e mjedisit, por edhe për rritjen e sigurisë në rrugë. Automjetet e vjetra shpesh kanë standarde më të ulëta sigurie dhe ndikojnë më shumë në ndotjen e ajrit, ndaj largimi i tyre nga qarkullimi ndihmon në përmirësimin e cilësisë së jetesës dhe në uljen e rrezikut të aksidenteve.
Ndërkohë, kontrolli teknik i automjeteve mbetet një nga elementët më të rëndësishëm për sigurinë në rrugë. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, gjatë dy muajve të parë të vitit Janar- Shkurt 2026, një numër i konsiderueshëm prej 16.301 nuk kanë arritur të kalojnë kontrollin teknik. Për shkak të problemeve që lidhen me sistemin e shkarkimit të gazrave; mangësi vizuale dhe funksionale; sistemi i drejtimit & amortizimit, si dhe problemeve që lidhen me sistemin e frenimit.
Nga ana tjetër, individët kanë mundësi të kryejnë procedurat përmes platformës e-Albania, ku mund të rezervojnë online takimin për shërbimin e nevojshëm. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Trasnsportit Rrugor u bën thirrje drejtuesve të automjeteve që të kontrollojnë rregullisht dokumentacionin dhe gjendjen teknike të mjetit që posedojnë, në mënyrë që automjeti të jetë gjithmonë i sigurt dhe gati për qarkullim në rrugë.
Ukraina do para e teknologji për dronët në Lindjen e Mesme - Zelenski: Për ne, si teknologjia dhe financimi janë të rëndësishme
Ukraina kërkon para dhe teknologji në këmbim të ndihmës ndaj vendeve të Lindjes së Mesme, pas kërkesës për ekspertizën e saj për tu mbrojtur nga dronët......
Mbi 23 mijë vende pune të kontrolluara nga Inspektoriati i Punës - 668 masa administrative pas inspektimeve në 902 subjekte
Kontrollet në tregun e punës vijojnë me qëllim garantimin e respektimit të legjislacionit dhe përmirësimin e kushteve të punës për punonjësit. Referuar të......
Ekonomia e Kinës, vrulli i hershëm në vitin 2026 - Rreziqet globale që po shtohen mund ta frenojnë rritjen
Ekonomia e Kinës e nisi vitin me një bazë më të forte rritje. Prodhimi i fabrikave u përshpejtua, shitjet me pakicë dhe investimet u rimëkëmbën në......
Qëndrueshmëri në tregun valutor – Nuk regjistrohen luhatje të ndjeshme për valutat kryesore
Dollari amerikan edhe pse me një rënie të lehtë gjatë fundjavës nuk ka regjistruar lëvizje të ndjeshme të kuotës këtë të hënë në raport me javën që lamë pas......
Trump kërkon ndihmë për sigurimin e Ngushticës së Hormuzit - Japonia dhe Australia thonë se nuk kanë plane për të dërguar anije
Kërkesat e Presidentit të SHBA-së Donald Trump për një koalicion që do të ndihmojë në rihapjen e Ngushticës së Hormuzit duket se nuk kanë hasur në vesh të......
Irani ka çelësin e rihapjes së tregjeve globale të energjisë - Ndërprerja, 10 milionë fuçi në ditë, 10% e kërkesës globale
Kur kompania saudite Aramco njoftoi blerësit e të naftës se nuk kishte një ide të qartë se cilin port do të përdorte për eksportet e prillit, kjo nxori në......
“Vendimi për TikTok i panevojshëm” - Rama: Procesi tashmë i zgjidhur
Kryeministri Edi Rama reagoi pas vendimit të Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë lidhur me çështjen e TikTok-ut, duke e cilësuar atë si një vendim të panevojshëm,......
“Vendimi i Kuvendit për Belinda Ballukun është i mbyllur” - Rama: Hetimet mund të vazhdojnë
Kryeministri Edi Rama komentoi vendimin e Kuvendi i Shqipërisë për të mos autorizuar kërkesën e SPAK për heqjen e lirisë së deputetes Belinda Balluku, duke e......


