''Më datë 8 maj fluturimi i parë nga Vlora'' - Balluku: Do jetë testi i parë i aeroportit
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku njoftoi sot se më datë 8 Maj do të kryhet fluturimi i parë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës, i cili do të jetë testi i parë i këtij aeroporti.
“Më datë 8 maj, vetëm pas pak ditësh, do kemi testin e parë te uljes në pistën prej 3.2 kilometrash këtu në Vlorë duke i lënë pastaj gjithë kohën disa mujore, por brenda sezonit veror për të nisur operimet zyrtare nga Aeroporti i Vlorës, aeroporti i gjithë shqiptarëve” - tha Balluku.
Gjithashtu në fjalën e saj gjatë një takimi në qytetin e Vlorës me fokus ecurinë e projekteve strategjike në fushën e transportit, ku i pranishëm ishte dhe kryeministri Edi Rama, Balluku tha se: Ndonëse Shqipëria ka 350 km vijë bregdetare në detin Adriatik dhe detin Jon, nuk ishte pjesë e korridoreve të transportit ndërkombëtar dhe as e njohur si një nyje logjistike e rëndësishme pavarësisht lokacionit gjeografik që Shqipëria ka.
Sipas zv.kryeministres Balluku, në vitin 2013 qeveria shqiptare nisi një reformë për të ndryshuar gjithçka dhe për t’i dhënë një vlerë tjetër detit, për ta kthyer nga një kufi ndarës, në një motor energjik të ekonomisë shqiptare.
“Reforma u vendos në disa shtylla të rëndësishme duke nisur nga një ndarje funksionale e qartë, ndarja e porteve me karakter tregtar apo ato me karakter turistik për të krijuar specializim mes këtyre porteve, eficiencë dhe për të qenë konkurrentë në tregun ndërkombëtar. Një tjetër shtyllë e strategjisë, është integrimi në rrjetet dhe korridoret ndërkombëtare. Portet shqiptare nuk janë më pika të izoluara në bregdet, por nyja të lidhura ngushtë me rrugët, hekurudhat, korridoret e autostradave, të cilat tashmë janë korridore të njohura nga stoku i korridoreve paneuropiane duke i kthyer në nyje aktive dhe pjesë të qenësishme të ekonomisë shqiptare dhe jo më të izoluara'' - shtoi Balluku.
Ndërtimi dhe bërja funksional i Aeroportit të Vlorës do të krijojë 1200 vende pune për të gjithë ata persona, që duan të punojnë dhe kontribuojnë në sektorin e Aviacionit Civil.
Sondazh

PD-ASHM, takim me emigrantët shqiptarë në Selanik - Berisha: 2025, viti i Diasporës
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga Selaniku, ku zhvilloi një takim me qytetarë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në shtetin grek, tha se në......

''PBB brenda një dekade u rrit 2,5 herë'' - Rama: Akademia e Aviacionit në Vlorë, rajonale
Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Vlora se niveli i Prodhimit të Brendshëm Bruto sot është 2,5 herë më i lartë në vetëm një dekadë. Sipas tij, për 2030-ën,......

Sejko në mbledhjet e pranverës të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore!
Në datat 21 - 26 prill 2025, në Uashington, u zhvilluan Mbledhjet e Pranverës të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe të Grupit të Bankës Botërore (BB). Në......

Aeroporti i Vlorës merr kodin nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror
IATA (Shoqata Ndërkombëtare e Transportuesve Ajror) ka vlerësuar aplikimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe i......

Denaj: Mirënjohje për veterinerët që janë çdo ditë në terren, garanci për sigurinë ushqimore
Në Ditën Botërore të Veterinarisë, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ka shprehur mirënjohjen e veçantë për trupën veterinere me rreth......

Vendet më të mira europiane për investime në pasuri të paluajtshme në vitin 2025: Ballkani në krye!
Vendet më të mira europiane për investime në pasuri të paluajtshme në vitin 2025 janë në Europën Qendrore dhe Lindore, me Moldavinë në krye. Vendi ballkanik......

SHBA planifikon samit për LNG-në e Alaskës - Trump i kërkon Japonisë dhe Koresë së Jugut të mbështesin projektin
Këshilli i sigurisë së energjisë i Presidentit amerikan Donald Trump, planifikon të organizojë një samit në Alaskë në fillim të qershorit. Gjatë kësaj......

Estonia forcon ushtrinë - Rrit shpenzimet e mbrojtjes në 5.4% të PBB-së
Estonia ka miratuar një projektligj katërvjeçar për financim shtesë të mbrojtjes prej 2.8 miliardë eurosh, në një përpjekje për të përmbushur objektivat e......