Me çfarë udhëtojnë të huajt drejt Shqipërisë?-72% e turistëve nuk kanë zgjedhur fluturimin me avion
Me një total prej 11.7 milionë hyrjesh në vitin 2024, Shqipëria po dëshmon se është bërë një destinacion i rëndësishëm turistik. Por me çfarë udhëtojnë të huajt drejt Shqipërisë?
Transporti tokësor ka qenë dhe mbetet mënyra kryesore e hyrjes së shtetasve të huaj në Shqipëri, një trend që lidhet ngushtë me pozicionin gjeografik të vendit dhe afërsinë me rajonin. Konkretisht në vitin 2024, 53% e turistëve që vizitojnë Shqipërinë vijnë nga Kosova, Maqedonia e Veriut, dhe Mali i Zi. Në vitin 2020, transporti tokësor përbënte 84% të të gjitha hyrjeve, duke reflektuar varësinë tradicionale nga kjo mënyrë udhëtimi. Po ashtu kjo mënyrë udhëtimi jo vetëm që ofron një alternativë më të përballueshme për shumë turistë, por gjithashtu i lejon ata të eksplorojnë destinacionet nga afër.
Megjithatë, me kalimin e viteve, kjo dominancë ka filluar të bie. Në vitin 2024, pesha e transportit tokësor ra në 68%. Kjo rënie lidhet me zhvillimin e transportit ajror i cili ka përjetuar një rritje të ndjeshme dhe të qëndrueshme. Në vitin 2020, vetëm 12% e hyrjeve në vend realizoheshin përmes aeroportit, një shifër që lidhej me kapacitetet e kufizuara dhe efektet globale të pandemisë. Megjithatë, deri në vitin 2024, kjo shifër është rritur ndjeshëm në 27.2%, duke reflektuar investimet në infrastrukturën ajrore, hapjen e aeroporteve të reja dhe shtimin e linjave ndërkombëtare. Shqipëria ka përfituar gjithashtu nga linjat ajrore me kosto të ulët, të cilat kanë lehtësuar aksesin e turistëve nga qytetet kryesore europiane.
Transporti detar, nga ana tjetër, ka një peshë shumë më të vogël në krahasim me transportin tokësor dhe ajror. Në vitin 2020, vetëm 4% e hyrjeve realizoheshin përmes porteve detare, dhe kjo shifër ka mbetur e njëjtë edhe në vitin 2024. Megjithatë, përmirësimi i porteve detare dhe zgjerimi i linjave të udhëtimit përmes detit mund të ndihmojnë në rritjen e numrit të turistëve që zgjedhin këtë mënyrë udhëtimi.
Sondazh

Çfarë është Durana Technopark?-Nga programet kompjuterike, te krijimi i ekspertëve, cili është fokusi?
Durana Technopark është një iniciativë moderne që synon të revolucionarizojë peizazhin e shkencës, teknologjisë dhe sipërmarrjes. Në kuadër të mbështetjes......

Bullgaria shtoi 940 MW energji të gjelbër në 2024-Dominojnë impiantet diellore, mungojnë investimet për fermat e erës
Kompanitë bullgare vendosën në punë 481 impiante të rinovueshme të energjisë elektrike në vitin 2024, duke shtuar 938 MW, sipas operatorit vendas të sistemit......

Internet më i shpejtë, por më i rrezikshëm-Mashtrimet financiare dyfishohen në dy vite
Hyrjet e paautorizuara, ndërhyrjet në të dhënat kompjuterike dhe mashtrimet financiare përmes aksesit online janë kthyer në një fenomen shqetësues, duke......

Sa vlen tregu i kanabisit mjekësor? Analiza: Nga harta botërore e legalizimit, deri tek parashikimet e fitimeve
Shumë herë është trajtuar tema mbi legalizimin e kanabisit në Shqipëri për përdorim mjeksor dhe ka patur reagime të shumta mbi këtë vendim. Qeveria shqiptare......

Sa përfitojnë fermerët nga Skema e Investimeve?-Deri në 15 mln lekë për serat diellore e 5 mln për blerje traktorësh
Skema e investimeve 2024 mbështet fermerët në disa masa, siç është mekanizimi i bujqësisë, ndërtimi i stallave dhe stabilimenteve; sera diellore; rrjetat......

Edi Rama: Institucionet nuk po e justifikojnë pavarësinë financiare -“Gjyqtarët i rritën rrogat vetes”
Pavarësia e institucioneve në Shqipëri është bërë temë diskutimi në podcastin e radhës të kryeministrit Edi Rama. Në një bisedë me Selami Xhepën, numri një i......

Banka Shqiptare e Zhvillimit, Angjeli: Investimet janë të mirëpritura, por duhet harmonizuar ligji
Projekti për krijimin e një Banke Shqiptare të Zhvillimit pritet të jetë me interes për përfituesit e financimeve. Por ngritja e një banke duhet të jetë e......

Banka Shqiptare e Zhvillimit, projekti në konsultim publik: Mbështetje me kredi për sektorët e nënfinancuar
Banka Shqiptare e Zhvillimit do të krijohet për të mbështetur ndërmarrjet shqiptare që nuk kanë qasje të mjaftueshme në financim nga tregu tradicional dhe të......