Mbyllja e qeverisë amerikane prek edhe ambasadën e SHBA-së në Tiranë!
Qeveria federale e SHBA-së ka nisur procedurat e mbylljes ditën e mërkurë, vetëm disa orë pasi Senati amerikan nuk arriti të miratonte një projektligj afatshkurtër për financimin e përkohshëm të qeverisë.
Kjo shënon mbylljen e parë të qeverisë pas gati shtatë vitesh. Mbyllja e fundit dhe gjithashtu më e gjata e qeverisë federale ndodhi nga fundi i vitit 2018 deri në fillim të 2019-s, gjatë mandatit të parë të Presidentit Trump.
Si pasojë, Ambasada Amerikane në Tiranë ka njoftuar kufizim të shërbimeve të këtij institucioni për gjatë një kohe të pacaktuar.
“Për shkak të vonesës në miratimin e fondeve buxhetore, kjo llogari në Facebook nuk do të përditësohet rregullisht - me përjashtim të informacioneve urgjente për çështjet e sigurisë - derisa të rinisë veprimtaria e rregullt. Gjatë kësaj kohe, shërbimet e planifikuara të pasaportave dhe vizave për tranzit në Shtetet e Bashkuara dhe në ambasadat e konsullatat jashtë vendit do të vazhdojnë sipas mundësive. Për më shumë informacion mbi shërbimet tona dhe statusin operativ, vizitoni: travel.state.gov,” shkruhet në njoftim.

Muaji nis negativisht për Dollarin – Sa këmbehen sot valutat e tjera?
Dollari amerikan e ka nisur këtë muaj negativisht duke pësuar një zbritje të vlerës në raport me ditën dhe muajin që lamë pas duke u blerë sot me 81.8 lekë......

Vendi i pestë më i vizituar në botë - Rreth 58 milionë turistë kanë udhëtuar drejt Italisë në 2025
Italia është aktualisht vendi i pestë më i vizituar në botë në vitin 2025, me pothuajse 58 milionë mbërritje turistësh, dhe pritet së shpejti të ngjitet në......

Mbyllet qeveria e SHBA-së - Nuk arrihet marrëveshja mes palëve për financimin e përkohshëm
Qeveria federale e SHBA-së ka nisur procedurat e mbylljes ditën e mërkurë, vetëm disa orë pasi Senati amerikan nuk arriti të miratonte një projektligj......

Investime “Made in Europe” për mbrojtjen - Gjermania planifikon 83 miliardë euro për armë të prodhuara në BE
Gjermania planifikon të shpenzojë deri në 83 miliardë euro për armë të prodhuara në Evropë, duke reduktuar varësinë nga sistemet mbrojtëse amerikane.......

Kroacia, drejt energjisë bërthamore - Qeveria po harton një ligj të posaçëm për të plotësuar nevojat energjetike
Parlamenti i Kroacisë pritet të miratojë deri në fund të vitit një projektligj për ndërtimin e një centrali bërthamor, deklaroi ministria e Ekonomisë.......

Forumi i Sigurisë së Varshavës, Vengu: Bashkëpunim në industrinë ushtrake me Poloninë
Polonia ja ka dalë ta kthejë forcimin e ushtrinë në një shtyllë të zhvillimit ekonomik, dhe ky është një mësim i vyer edhe për Shqipërinë. Këtë mesazh ka......

Shqetësimet e industrisë gjermane, Lufthansa do të shkurtojë 4,000 vende pune
Industria gjermane është ende, siç thuhet në qarqet profesionale, "nën presion". Pas njoftimit të fundit shqetësues nga Bosch për shkurtime masive të vendeve......

Strategjia e Sigurisë Rrugore, në konsultim publik - Balluku, ftesë ekspertëve: Rrugë më të sigurta për të gjithë
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka hapur konsultimin publik për Strategjinë Kombëtare të Sigurisë Rrugore 2026‑2030 dhe për Planin e Veprimit......